Aktori i mirënjohur, Bujar Lako është përcjell sot në banesën e fundit. Në ceremoninë e nderimit të tij ishin prezentë familjarë, miq e aktorë të tjerë. Dëshira e tij ishte të dilte për herë të fundit nga shtëpia e tij.
Djali i tij, Bojken Lako ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai është shprehur i prekur nga mbështetja që i kanë dhënë njerëzit në këto ditë të vështira për të dhe familjen e tyre.
“Miq të Bujos, dashamirës, të afërm e shokë. Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë. Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës, në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia në Myslym Shyri në orën 11:00. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e mërkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e hotel Mondial në dy orare: 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër”, është postimi i Bojken Lakos.
Bujar Lako u nda nga jeta në moshën 68- vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.