Sociale

Përcillet me homazhe Moikom Zeqo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 20/06/20 |
Opi Nion

Studiuesi Moikom Zeqo është përcjellë në banesën e fundit. Në nder të tij, në Muzeun Historik Kombëtar të cilin drejtoi për 8 vite, u kryen homazhe nderimi. Sipas familjarëve, kjo ishte dëshira e fundit e studiuesit. I pranishëm në këto homazhe ka qenë dhe Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili e cilësoi Zeqon një personalitet të jashtëzakonshëm e të gjithanshëm të kombit shqiptar.

“Një figurë e madhe, i cili qe gjithmonë problematik me çdo lloj pushteti, por gjithmonë i dashur, i adhuruar nga qytetarët, nga lexuesit, nga dashamirësit e pafund, të cilët vlerësonin virtytet, njohuritë dhe mungesën e kompromiseve për të vendosur interesin e Tij përpara interesit publik e kombëtar. Një personalitet i ndritur, shumë i adhuruar, jo vetëm brenda vendit, por në të gjithë botën shqiptare, nga të gjithë ata që janë krenarë për historinë, traditat, kulturën dhe trashëgiminë tonë, dhe që luftojnë për t’i mbrojtur ato”, tha Meta./Opinion.al

Pas