Deputeti Korab Lita, është zyrtarizuar si kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat. Ky lajm është konfirmuar nga vet deputeti, i cili ka publikuar dokumentin e firmosur nga shtatë deputetë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lita teksa ka publikuar dokumentin, ka falënderuar dhe kolegët e tij të cilët kanë votuar që ai të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar Demokrat.
“Një falenderim të veçante për kolegët e mi te cilët verdiktin e tyre në lidhje me kryesimin e Grupit e dhanë jo vetëm me votë por edhe me firmë”, shkruan Lita.
Duke iu referuar dokumentit të publikuar nga Lita, dy nënkryetarët e këtij grupi janë Arlind Çaçani dhe Halit Valteri janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Arben Elezi, sekretar.
Dokumenti është firmosur nga; Korab Lita, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Fatjona Dhimitri.
Më herët, deputetja Rudina Hajdari reagoi duke thënë se ajo vazhdon ende të jetë në krye të grupit parlamentar dhe se ajo nuk mund të zëvendësohet vetëm se dikush ka dëshirë të drejtojë grupin./ Opinion.al E.Xh.