Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24 është shprehur kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.
Ai i është përgjigjur pyetjes së gazetares një mbledhje ku në fakt dolën haptazi fraksionet brenda PD-së, që ju në fakt i keni quajtur shkatërruese për PD. Pse janë të tilla mendimet ndryshe?
Paloka tha se: “Janë dy gjëra të ndryshme. Në atë mbledhje nuk ka dalë ndonjë fraksion, por kanë diskutuar njerëz me mendime të ndryshme. Këtë çështjen e fraksionit, që të jem i sinqertë e kam dëgjuar në media se nuk e kam parë ta shprehë apo kërkojë dikush. Është krejt normale që të ketë qëndrime të ndryshme. Jemi 27 vite demokraci dhe pluralizëm, normale që do ketë ide të tilla. Kur këto qëndrime, ide, apo platforma, siç është përmendur, nëse vijnë në interes të qëllimit të përbashkët që kemi të gjithë demokratët, të ngritjes dhe fuqizimit të PD-së, janë të mirëpritura, dhe kjo është normale. Kështu funksionon në demokraci. Këto ide paraqiten, diskutohen, votohen, dhe kështu ndodh në demokraci, pra vendos shumica. Pasi votohen dhe merret vendim nga strukturat e PD atëherë të gjithë janë të detyruar ta zbatojnë.”