Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përçahet opozita në Kuvend, 6 deputetë do të votojnë “zgjedhoren”

2020/07/09 at 5:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përçahet opozita në Kuvend, 6 deputetë do të votojnë “zgjedhoren”

Ka shkuar në 6 numri i deputetëve të opozitës që kanë deklaruar votën e tyre pro për miratimin e reformës zgjedhore në Kuvend. Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi deklaroi sot se do të votojë reformën, ndërsa shtoi se votimi i saj duhet të bëhet një orë e më parë.


Maliqi tha se janë 11 deputetë të opozitës në parlament që do ta votojnë draftin me ndryshimet në kodin zgjedhor të arritur nga marrëveshja e 5 Qershorit mes PS, PD dhe LSI. Ndërkohë, pavarësisht qëndrimeve të tyre, ai tha se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama.

I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale”,

Po ashtu, deputeti Gjetan Gjetani qëndroi në të njëjtën linjë, ndërsa shtoi se opozita është pro kësaj marrëveshje.

“Jemi pro marrëveshjes. E siguroj Ramën dhe maxhorancës që janë votat. Marrëveshja ka marrë pëlqimin e BE dhe SHBA. Marrëveshja është arritur në ambasadën e SHBA-ve. Pra të gjithë janë pro marrëveshjes. Ndaj i bëj thirrje PS që të kalojë marrëveshjen në Komisionin e Ligjeve”, theksoi ai.

Më herët votën pro e deklaruan deputetët Artur Roshi, Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri dhe Suzana Topi.

Topi shkruajti në “Facebook” se; “Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise  se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bërë publik edhe me pare. Konfirmoj voten  pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka  shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike. Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.  Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.  Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!”.

Deputeti Artur Roshi u shpreh para gazetarëve se;  “Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, ajo është simbol i unitetit, prandaj ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët. Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë”.

Deputetja Fatjona Dhimitri tha se marrëveshja e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng në Kuvend.

“Nuk mund të pengoj procesin e integrimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi. Konsensusi i arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar.  Unë nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje”, tha Dhimitri.

Edhe deputeti tjetër i Ballit, Besnik Troplini u shpreh pro. “Balli Kombëtar është një parti e ndërtuar në perëndim dhe sytë tanë kanë qenë përtej detit në BE”.

Me 77 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend dhe 6 të deklaruarit ditën e sotme, numri i votave shkon në 83 pro reformës zgjedhore, por për t’u miratuar drafti duhen 84 vota./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
Bota

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

19 Janar, 2026 7:12 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Bota

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026 6:10 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik
Bota

Groenlanda/ Trump nuk është presidenti i parë amerikan që e dëshiron ishullin Arktik

19 Janar, 2026 5:11 pm
Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

19 Janar, 2026 2:11 pm
KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Para
Greqi/ 50 raste të reja me koronavirus në Greqi, 25 prej tyre janë turistë

Greqi/ 50 raste të reja me koronavirus në Greqi, 25 prej tyre janë turistë

Pesë këshilla për të kaluar pushime çlodhëse

Ekonomia dhe Covidi/ 59% e shqiptarëve nuk do shkojnë me pushime këtë vit

Ishte në varkë me të birin, zhduket aktorja e famshme

Ishte në varkë me të birin, zhduket aktorja e famshme
















TE FUNDIT

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
19 Janar, 2026

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve, vrasja dyshohet të...

Lexo më shumë

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime

Iran/ Bilanci i përplasjeve 3.919 të vdekur dhe 24.669 arrestime
19 Janar, 2026

Në ditën e 22-të të protestave në Iran, agjencia e lajmeve Hrana, e organizatës humanitare me të njëjtin emër me...

Lexo më shumë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
19 Janar, 2026

Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos, kur një i burgosur me origjinë shqiptare, u sulmua me thikë dhe ndërroi...

Lexo më shumë

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
19 Janar, 2026

Dënimi me vdekje në botë ka shënuar një rritje alarmante, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com