Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përçahet koalicioni fitues në Kosovë, largohet partia e Fatmir Limajt

2017/06/20 at 12:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përçahet koalicioni fitues në Kosovë, largohet partia e Fatmir Limajt

Nisma për Kosovën ka vendosur që në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të ketë grupin e saj parlamentar.

Partia e Fatmir Limajt edhe pse në koalicion parazgjedhor me 2 parti tjera, PDK-në dhe AAK-në, ka vendosur që në legjislaturën e ardhshme të veprojë si grup parlamentar i vetëm.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami në një prononcim për “kallxo.com” ka konfirmuar këtë. “Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%. Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”, u shpreh Bajrami.

Përmes një komunikate për media, Nisma ka njoftuar të shtunën se në këto zgjedhje ka arritur të marrë së paku 8 deputetë në Kuvend.

Ndërsa nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se kjo nuk është çështje diskutimi ndërmjet partnerëve, duke shtuar se këto vendime do të merren pas çertifikimit të rezultateve.

“Momentalisht jemi duke pritur certifikimin e rezultateve dhe për ndryshimet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen janë përfaqësuesit e partive politike të cilët bëjnë marrëveshje që mund të kenë një grup parlamentar, apo secila parti ndan të drejtën ta ketë grupin e vet parlamentar, por kjo nuk është temë e ditës tani”, tha Isufi.

Nënkryetari Isufi deklaroi se nuk e di nëse është zgjedhur deputet dhe shtoi se është duke pritur rezultatet e dala nga KQZ-ja.

Sipas rezultateve paraprake të KQZ, Koalicioni i tri partive që njihet ndryshe si PAN ka dalë e para duke marrë 33.92 për qind të votave. Veseli dhe Limaj kishin nominuar Haradinajn për Kryeministër. Por tashmë me largimin e Limajt nga koalicioni parazgjedhor, duket se rruga e Haradinajt drejt Kryeministrisë është e vështirë. 

Etiketa: koalicionlargimlimajPAN

Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Zgjedhjet për Kreun e LSI, Meta nis fushatën nga Korça: Garë e rëndësishme për të ardhmen e partisë

LSI merr në kolegj numëruesin e tretë

Çfarë po ndodh me Mariah Carey? Këngëtarja më e shëndoshë se kurrë

Çfarë po ndodh me Mariah Carey? Këngëtarja më e shëndoshë se kurrë

Kryemadhi: Shqipëria vend i ilirëve jo cirk i klounëve

Reagon Kryemadhi pas pranimit të numëruesit të tretë: Fati i shqiptarëve nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Zhuljetës

TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com