Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përbindëshat e komunizmit që i rehabilitoi politika

2015/12/18 at 2:22 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A

NGA DESADA METAJ

Nuk e di si është ndjerë gazetari që ka intervistuar sot, Shyqyri Çokun. Madje dyshoj se ka patur ndonjë emocion teksa ka lexuar pyetjet që deputeti-pronari i gazetës i ka diktuar me kujdesin për paraardhësit e sistemit me gjakatar në Europë. Ajo që di me siguri është që pas kësaj interviste, çdo debat për të larguar mbeturinat komuniste apo për të reahabilituar viktimat e komunizmit është e kotë dhe e pashpresë.

Në një vend ku debatet shterpë për dekorimin e ish persektuoreve shndërrohet në show mes atyre që qeverisen dhe vijojnë ende të drejtojnë duke u tallur pacipërisht me dinjitetin e atyre që vuajten dhe u dergjen burgjeve të komunizmit. Nëse Sali Berisha, Edi Rama apo dhe pasuesit e tyre janë kaq të merakosur për dekoratat e ish-persekutoreve, vetëm me një telefonate mund të verifikojnë se sa ish-të përndjekur kanë dekoruar, sa prej tyre kanë dëmshpërblyer dhe se sa kanë bashkëpunuar me ta gjatë kohës kur kanë qeverisur.

Të flasësh dhe të akuzosh për milionat e vjedhura nga qeveritë dhe ministrat është një gjë, dhe të bësh show parlamentar me gjakun dhe vuajtjet e atyre që dhe sot janë në ditë të hallit është absolutisht një gjë krejt tjetër dhe krej e patolerueshme. Nuk e di si janë ndjerë sot ata që kanë drejtuar dhe drejtojnë këtë vend, kur kanë lexuar intervistën (apo më mirë deklaraten) e Shyqyri Çokut. Nuk di a i ka vrarë ndopak ndërgjegja që gjatë këtyre ditëve kanë përmendur dhe emrin e At Zef Pllumit, duke numëruar herët që i kanë lexuar librin, apo cituar thëniet e tij. Nuk di a kanë ndjerë ndopak neveri për një sigurims të përshkruar me aq realitet dhe pa mllefe në “Rrno për me tregue” që në mënyrë idilike të flet për 3 fëmijet e tij dhe porositë e gruas.

E vetmja gjë që di me siguri, është që familjet e 92 personave që Çoku i ka marrë në pyetje, internuar apo burgosur me justifimin se “i tillë ishte sistemi”, sot kanë një arsye më shumë për të urryer jo vetëm sistemin që i la jetim, por dhe këto 25 vjet, dëshmi e gjallë e talljes me vuajtjet e komunizmit. Dhe këto 92 familje, janë vetëm maja e një ajsbergu të stërmadh me të vrarë, torturuar, internuar për vite me radhë, që sot enden dhe përdoren paciperisht nga politika për një këst të dëmshpërblimit, që ndoshta nuk do ta gëzojnë kurrë. Sepse në fakt ata që i përdorin vazhdimisht, nuk i hoqën kurrë nga listat e shpërblimeve prokurorët dhe bashkëpuntorët e sigurimit.

Ata që kishin mundësi të miratonin ligje për dekomunistifikimin e Shqipërisë, nuk e bënë kurrë. Ata që kishin mundësi të caktonin një ditë dhe një memorial për të kujtuar viktimat e sistemit më të egër në Europë, nuk e bënë kurrë këtë. Arsyet i dinë vetëm ata që e patën këtë mundësi dhe e humbën.

Ndaj sot, askush të mos habitet që bijtë e etërve publikojnë paturpësisht deklarata të persekutorëve, që mbajnë simbole të diktaturës, që janë nostalgjikë deri në neveritje të veglave dhe objekteve të diktatorit. Kam frikë se kjo intervistë është vetëm fillimi. Kam frikë se Aranit Çela do shfaqet nesër në të njejtën gazetë me foto idilike të familjes së tij, dhe të gjithë pas kësaj do themi: “Faji ishte i sistemit”. E deri sa kjo të ndodhë, bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës do të enden në vorbullën e qelbur që politika shqiptare gatoi këto 25 vjet, fajtorët me shpresën se krimet harrohen dhe vuajtësit me brengën se një vend që nuk sheh të shkuarën e pret një e ardhme plot me hajdutë e kusarë.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Putin flet për herë parë për vajzat e tij, ja ku jetojnë ato

Putin flet për herë parë për vajzat e tij, ja ku jetojnë ato

Kujtimet e të birit/Biseda e fundit me Mehmet Shehun. Cila ishte gjendja emocionale e kryeministrit pas kritikave të Enver Hoxhës?

Kujtimet e të birit/Biseda e fundit me Mehmet Shehun. Cila ishte gjendja emocionale e kryeministrit pas kritikave të Enver Hoxhës?

Risitë e Facebook në fundvit

Risitë e Facebook në fundvit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com