Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballja Nr.2 në Tiranë/ Basha VS Selami, ja çfarë ndodhi mes tyre

2017/07/19 at 8:23 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përballja Nr.2 në Tiranë/ Basha VS Selami, ja çfarë ndodhi mes tyre

Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje njëkohësisht para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku paraqitën analizën e tyre për çfarë ka ndodhur, dhe projektet për të ardhmen. Basha u ndal në deformimin brutal të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 qershorit, përmes blerjes masive të votës dhe presionit shtetëror.


Basha theksoi se nga kjo, PD ka dalë më e fortë moralisht, një aset që me punë dhe bashkim do të kthehet në vlerë numerike dhe politike të padiskutueshme. Selami vuri në dukje nevojën për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes. Selami pohoi se është koha që çdokush në PD të ndihet i vlerësuar e të ketë mundësi të ecë përpara.

“Ju garantoj se së bashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet. Duhet të hartojmë një strategji të gjerë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike  me debat me shtresat e ndryshme.

Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por  ishte i fortë gati i krahasueshëm me vitet 91. Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t’i shërbejë. Do të doja që kjo analizë të niste ndryshe.

Po ta kishim parë seriozisht humbjen e vitit 2013, zgjedhjet e 2015 do të ishin ndryshe. Po të kishim parë dhe analizuar seriozisht shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 2015, mund ta evitonim 2017. Por nëse e humbasim sërish dhe një rast të tillë dhe e shikojmë shkakun nga dritarja tek kundërshtari, kam frikë se gjërat mund të mos përmirësohen, prandaj hajde të shikojmë ku kemi gabuar.

Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar, dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve të përparoje. Fatkeqësisht nuk e bëri, PD sot është më pak demokratike se kur e mori Basha”, tha Selami.

 “Kemi katër vite që përballemi jo me një kundërshtar politik por me një regjim kriminal, i cili hap pas hapi ka tjetërsuar çdo normë bazë të demokracisë, edhe për standardet ballkanike, e jo më për standardet europiane.

Nga mesi i Tiranës, tek fshatrat më të largët, mekanizmi ishte vënë në lëvizje për të tjetërsuar votën e shqiptarëve, qindra milionë euro ishin hedhur tashmë. Këtu në Tiranë siç po evidentohet hap pas hapi, objektivi ka qenë  jo thjesht dhe vetëm pagesat për votuesit e tyre që s’i kanë kënaqur dot gjatë katër viteve në pushtet, për votuesit e pavendosur që i kanë detyruar me njëqind marifete, por objektivi ishte po kështu të mbanin në shtëpi numrin më të madh të mundshëm të votuesve opozitarë, me normë minimalisht 5, duke synuar 15 familje opozitare për çdo qendër votimi. Shuma 200 mijë lekë për familjar. Partia Demokratike, është e vetmja forcë politike që i trajtoi shqiptarët me respekt dhe me dhembshuri duke iu ofruar rrugët e daljes me një plan, të vetmin plan në këtë fushatë, siç e tha edhe Bashkimi Europian, siç e e tha PPE. E vetmja forcë politike që ofroi një program ishte Partia Demokratike.

Ne kemi dalë me të vërtetë një forcë morale e pacenuar nga zgjedhjet. Përkundrazi e kemi lartësuar edhe më shumë kuotën morale, pikërisht sepse nuk u futëm në lojën e pisët të shit-blerjes së qytetarëve , e dinjitetit të tyre. Pikërisht se nuk ia shtrimë dorën krimit, që na e shtriu për të bërë pakt për të ardhur në pushtet. Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Ne do të vlerësojmë kontributin e çdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura”, tha Lulzim Basha.

 

 

Etiketa: basha-selamiperballjatirane


Ju sugjerojmë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Para
Shpenzon 400 mijë euro për t’i bërë të pasmet si të Kim Kardashian !!

Shpenzon 400 mijë euro për t’i bërë të pasmet si të Kim Kardashian !!

Ngecin hetimet për Balilin: Fitonte kontrata kur ishte në kërkim

Ngecin hetimet për Balilin: Fitonte kontrata kur ishte në kërkim

Tiranë/ Vdes nga asfiksia brenda në pus 55-vjeçari

Tiranë/ Vdes nga asfiksia brenda në pus 55-vjeçari
















TE FUNDIT

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com