Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përballja në televizion/ 19 vjeçarja: Shkoja bëja punët, xhaxhai më përdhunonte. Ja përgjigja e tij nga burgu

2016/09/27 at 1:29 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përballja në televizion/ 19 vjeçarja: Shkoja bëja punët, xhaxhai më përdhunonte. Ja përgjigja e tij nga burgu

Sad woman.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në “News24”, 19-vjeçarja K.C ka dhënë detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i saj, kur ishte vetëm 14 vjeç. Në një lidhje telefonike gjatë emisionit, vajza ka deklaruar se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.


“Që në moshën 13-14 vjeç ka ardhur xhaxhai nga Greqia i vetëm dhe i kam shërbyer në shtëpi. Gjatë kësaj kohe zotëria ka përfituar. Vera nuk ka ardhur asnjëherë ti bëjë vizitë. Këtë mund ta vërtetojnë të gjithë që jetojnë këtu. Arsyeja përse unë nuk kam treguar ka qenë vetëm sepse ai më ka kërcënuar. Më ka thënë ti tregon unë do dal nga burgu, por kur të dal nga burgu do bëhet kërdia këtu. E ngrita akuzën kur nuk kisha më frikë as nga Thomai as nga askush tjetër. Prishja e fejesës është bërë për këtë arsye, sepse i fejuari nuk më gjeti vajzë”- është shprehur 19-vjeçarja.

Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.

“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”- deklaroi Thoma Çala.

news 24Por nëna e vajzës ka ngritur edhe akuza të tjera ndaj Thoma Çalës, duke thënë se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë. Sipas kunatës së të akuzuarit, Thomai e ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e tyre, duke thënë se ishte dëshira e vajzës që ata të kryenin marrëdhënie seksuale.

“Thomai e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur. e ka pranuar, ka thënë që ka ndodhur dhe kjo ka qenë dëshira e vajzës. ka thënë që ka qenë vajza që i ka propozuar Thomait. Vera e di shumë mirë që ai e ka ngacmuar edhe vajzën e verës dhe gocën e xhaxhait të verës, e dinë të gjithë se çfarë ka ndodhur me ata”- deklaroi nëna e vajzës.

I akuzuari iu përgjigj akuzave, duke paralajmëruar kunatën për përballje në gjykatë. “Njerëzit janë të çmendur. Do takohemi në gjyq me zonjën që pretendon këto gjëra, është bashkëpunëtore me të bijën, ketë do ta nxjerrim në gjyq. Për këto që po thotë do japë llogari në gjyq”- tha ai.

Ndërkohë bashkëshortja e Thoma Çalës deklaroi se i shoqi e ka rritur vajzën e saj sikur të ishte e tija.

“Thomai është njeri për shtëpi, nga të gjitha drejtimet është njeri shembull. Nga martesa e parë kisha një vajzë 6 vjeçe, kur u martova me Thomain. Vajza ime sot është 25 vjeçe dhe i thërret baba Thomait. Kemi patur marrëdhënie shumë të mirë. Vajza ime nuk di gjë, është në Greqi. Ishte shtatzënë dhe kishte probleme me shtatzëninë dhe nuk i kam treguar asgjë vajzës. Vajza ime ka patur shumë marrëdhënie të mira dhe më tregonte çdo gjë. Unë jam nënë e dy vajzave dhe unë edhe me kurriz të jem duke larë enët, nga mënyra se si e hedh çantën e kuptoj është e mërzitur apo jo.”- deklaroi bashkëshortja e të akuzuarit.

/Balkanweb

Etiketa: perdhunimThoma Çalaxhaxhai


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Kryeministri i plehrave

Kryeministri i plehrave

Totti 40 vjeç, i perjetshëm si vetë Roma… statistika, suksese dhe të pathëna

Totti 40 vjeç, i perjetshëm si vetë Roma... statistika, suksese dhe të pathëna

Skandali në La Ligan spanjolle/ Lojtari rrezikon denimin me burg, ja përse …

Skandali në La Ligan spanjolle/ Lojtari rrezikon denimin me burg, ja përse ...
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com