Politikë

Përballja mes Bashës dhe Veliajt, shtyhet sërish seanca gjyqësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 24/09/21 |
Opi Nion

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Mësohet se kjo senacë është shtyrë sepse një nga avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Veliaj, ka paraqitur në gjykatë një shkresë, ku vërtetohet se është i sëmurë.

Nga ana tjetër para dyerve të gjykatës ka reaguar avokati i kreut të PD, Lulzim Bashës, Indrit Sefa.

Në fjalën e tij Sefa është shprehur se kërkojnë dënimin e Veliajt, pasi sipas tyre ka bërë deklarime të rreme dhe të pasakta. Ndër të tjera avokati shtoi se seanca e radhës do të mbahet më datë 11 tetor, në orën 13:00.

Indrit Sefa: I akuzuari kishte marrë dijeni për procesin gjyqësor. Avokatët kishin bërë kërkesë për shtyerje për arsyeje mjekësore, sepse ishte i sëmurë avokati mbrojtës.

Pyetje: Në cilën fazë është procesi?

Indrit Sefa: Kemi kaluar në seancë gjyqësore dhe sot seanca nuk u zhvillua për arsye të mos ardhjes së avokatëve dhe do të kemi datë tjetër. Ne kërkojmë dënimin e Erion Veliajt sepse ai ka bërë deklarata që nuk janë të sakta. Ai duhet të paraqesë prova se ku i ka mbështetur deklarimet dhe nëse nuk paraqet prova, më pas do të jetë vendimmarrja e gjykatës. Erion Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument dhe ka vendosur të mos paraqitet. Ndërkohë data tjetër është caktuar në datë 11 tetor, në orën 13:00./Opinion.al

Pas