Kombëtarja Shqiptare luan sot miqësoren me Turqinë, në orën 18:30. Ajo çfarë ka bërë përshtypje, është formacioni me të cilin do të luajë Shqipëria. Panucci i ka habitur të gjithë pasi skudrës i mungojnë emra si Basha, Kukeli, Abrashi, Agolli dhe Kace që më parë kanë mbajtur peshën e mesfushës.
Panucci kërkon të provojë eksperimente nga të rinjtë që ka grumbulluar si Qaka, Aliji, Ajdarevic, Ramadani, Lilaj etj.
‘Panorama Sport’ ka publikuar dy variantet për formacionin e Shqipërisë kundër Turqisë.