Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Rreth një orë para nisjes së seancës,Meta ka postuar në rrjetet sociale foto nga përfaqësuesit e tij ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti do të përfaqësohet nga Këshilltari Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.
Krahas fotos Meta shkruan; “Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë.”/ Opinion.al