Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

2025/07/29 at 3:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përafrimi me BE, ndryshime në ligjin për konsumatorin

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit po ndryshon rrënjësisht duke u përafruar me ligjet e Bashkimit Europian.


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prej gati një muaji e ka hedhur këtë draft të ri për konsultim publik. Zv/ministri i Ekonomisë Enkelejd Musabelliu jep detajet për risitë e këtij ligji.

“Përafron plotësisht të gjitha direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Europian në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Specifikisht janë 7 rregullore apo direktiva që transpozohen në mënyrë të plotë në legjislacionin tonë, çka do të bëjë që konsumatori shqiptar, përsa i përket çështjeve të cilësisë së produkteve jo ushqimore, peshës, sasisë e me radhë, do të gëzojë të njëjtën mbrojtje si konsumatorët në çdo vend të BE,” tha Enkelejd Musabelliu, zv.ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Drafti parashikon që për herë të parë do të ngrihet edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Konsumatorit.

“Agjencia e re jo vetëm do të trajtojë rastet e ankesave, por do të ketë edhe të drejtën për të zhvilluar procedura hetimore pa pasur fare ankesë nga konsumatorët, vetëm nga sinjalet që do të vijnë nga tregu. Do të ketë rolin më të rëndësishëm sa i përket mbikëqyrjes së tregut bashkë me Inspektoratin Shtetëror mbi Mbikëqyrjen e Tregut, por edhe për të bërë procedura hetimore, për të marrë masa.”

Ky projektligj rregullon edhe shitjet online, të cilat në vitet e fundit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në vend. Por sipas zv.ministrit, duhet që konsumatorët të kenë faturë tatimore.

“Ligji i konsumatorit zgjeron shumë të drejtat përsa i përket tregtisë online. Pra, konsumatori do të ketë të drejta të zgjeruara për politikat e kthimit të mallit, të ndryshimit, të tërheqjes nga një blerje e caktuar nëse nuk e gjykon të arsyeshme dhe me radhë. Është shumë e rëndësishme që të theksojmë që, për të përcaktuar një mbrojtje, konsumatori shqiptar të blejë një mall me faturë tatimore. Fatura tatimore është prova që vërteton transaksionin mes shitësit dhe blerësit.”

Një tjetër pikë që rregullon ky ligj janë edhe reklamat.

“Roli i agjencisë do të jetë pikërisht ky: të garantojë që reklama që i jepet konsumatorit për një produkt të caktuar të jetë gjithnjë korrekte dhe të mos reklamojë efekte të një produkti, të cilat në fakt nuk janë efekte reale të atij produkti.”

Drafti ofron mbrojtje edhe për furnizimin e shërbimeve digjitale, duke parashikuar në kontrata disa kritere specifike deri dhe te e drejta e dëmshpërblimit të konsumatorit.

Projektligji pritet të miratohet në vjeshtë, pas konstituimit të parlamentit të ri. Klan News

 



Ju sugjerojmë

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

19 Gusht, 2025 10:35 pm
Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Gusht, 2025 10:12 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

19 Gusht, 2025 9:56 pm
OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
Rajoni

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

19 Gusht, 2025 9:33 pm
“Dikush të vrasë Putinin”, Shtëpia e Bardhë reagon për deklaratën e senatorit
Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka premtuar se do të takohet me Zelensky-n

19 Gusht, 2025 9:11 pm
Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’
Bota

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja ajrore amerikane ndaj Ukrainës është ‘një opsion’

19 Gusht, 2025 8:43 pm
Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën
Bota

Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s do mblidhen të mërkurën për të biseduar për Ukrainën

19 Gusht, 2025 8:22 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

19 Gusht, 2025 8:03 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Bota

Kaja Kallas njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

19 Gusht, 2025 7:30 pm
Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit
Bota

Putin sugjeron Moskën për takimin dypalësh me Zelenskyn, ja përgjigja e Kievit

19 Gusht, 2025 7:18 pm
Para
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza

Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar

Zgjedhjet e vitit 2021/ 5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona
















TE FUNDIT

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
19 Gusht, 2025

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të dërgojë trupa për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe portet e Ukrainës, si dhe...

Lexo më shumë

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
19 Gusht, 2025

Zvicra është e hapur për të pritur bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, madje edhe me pjesëmarrjen e presidentit...

Lexo më shumë

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
19 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë shprehur rëndësinë e kthimit të fëmijëve ukrainas të...

Lexo më shumë

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
19 Gusht, 2025

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com