Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Tepelenën, ‘gdhendjen’ e Ramës në mur dhe disa të vërteta që duhen thënë

2017/10/01 at 12:47 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Për Tepelenën, ‘gdhendjen’ e Ramës në mur dhe disa të vërteta që duhen thënë

Nga Gerta ZAIMAJ


Ashtu janë, siç ju e dini janë, njerëz që i bien gjoksit e me karakter të fortë, kanë akoma atë zakonin e vjetër “të vjedhin” kur shkojnë tek shtëpia e nuses. Akuzohen se me ndërrimin e qeverive ju zunë vendin tropojanëve në Polici.

Janë ata që kanë zgjedhur prej vitesh në krye të qeverisë lokale Tërmetin, atë që më shumë se për rezultatin e thellë u bë i famshëm për ” “publiçitaren” apo ” përpallimin”.

Pas asaj që ndodhi në 25 qershor në një nga qendrat e votimit, ku qytetarët nuk hodhën asnjë votë për të djathtën, duke ja dhënë 98% të votave PS-së e pjesën e mbetur LSI-së, e që vërtetoi edhe njëherë se vazhdon votimi si vite më parë (qendër që mesa informacion kam i përket Bënçës, vendit ku kreu dënimin Fatos Nano).

Së fundmi nga Tepelena e Pashait na shfaqet edhe “gdhendja e Ramës” në mur, për saktësi jo në murin e palestrës së gjimnazit siç shkruan mediat, por në murin e palestrës së qytetit, po ç’rëndësi ka vendi. Personalisht e gjykoj fortë këtë veprim, nuk mund të përfshihemi në vepra të tilla, këto janë lavde që as vetë Rama nuk i do nëse e pyet. Nuk mund të arrihet në adhurime të tilla, për një shoqëri të 2017 që synon integrimin europian qoftë edhe në mentalitet e edukim. Ndaj këtu ju jap të drejtë kritikëve, por disa gjëra njëherësh nxori në shesh ajo pikturë, veç të tjerave kritika e sharje për kryebashkiakun dhe qytetarët që ja kanë mirëpritur këtë.

Pas publikimit të fotos prof Ethem Ruka i shkruan Peçit “Tërmet mos pyet çfarë thonë në Tiranë, po pyet se ç’thonë bashkëqytetarët e tu aty në Tepelenë”.

Por çfarë thonë në të vërtetë qytetarët e Tepelenës?

Në fakt “e keqja më e vogël” është “gdhendja” e Ramës në mur, ju nuk e dini, por tepelenasit vajtën kohë që e kanë gdhendur në mendje e po të doni edhe në zemër atë. Madje kur shkon kryeministri Rama aty për takime ata i boshatisin shtëpitë e tyre, të rinj, pleq e plaka që mezi lëvizin nga vendi i dalin atij me krahët hapur.

Sipas tyre sot Edi Rama e  meriton plotësisht një foto dhe nesër kur të mos jetë kryeministër ata mund të kërkojnë një përmendore të veçante për të në qytet, ndaj ky nuk është vetëm aspket personal i Peçit, është karakteristike e qytetit. Sepse sipas tyre është i vetmi kryeministër që po u rilind me shpejtësi Tepelenën, e që prej kohësh ka kthyer gjallërinë dhe zhvillimin qytetit. E po ashtu ata nuk ja harrojnë Berishës që kur ishte në pushtet ju jepte buxhet më pak së çdo qytet tjetër, e që për 8 vite nuk ju ndërtoi rrugën Tepelenë-Memaliaj.

Në 27 vite pluralizëm PD ka fituar vetëm një palë zgjedhje në këtë qytet, e kjo jo për meritë të këtyre të fundit, por si rezultat i përçartjes së vetë PS-së atje. Në përditshmëri, e me humor mes tyre, qytetarët e konsiderojnë atë si “Tepelena e kuqe”.

Pse ndodh kjo, ç’është gjithë ky adhurim për PS dhe Ramën?

Për veç atyre që përmenda më lartë, dua të ndalem pak tek ana humane e këtyre njerëzve që disa herë i përbuzin, i kritikojnë, i shajnë e i ofendojnë.

I njoh mirë se kam kaluar vite me ta. Mund të mos jenë shkëputur sa duhet nga disa zakone të vjetra, qoftë kjo edhe në votim, por tepelenasit mbi të gjitha janë mirënjohës e nuk janë mosmirënjohës, ata kurrë “nuk të bëjnë kot”. Kushdo që do të kishte vëmendjen tek ata, ata mund ta gdhendin në mur edhe Sali Berishën. Kushdo që do të hedh sytë tek ata, ata do e gdhendin në mur, edhe Lulzim Bashën.

Siç është e vërtetë që ja mbajnë krahun njëri-tjetrit, siç është e vërtetë që edhe nëse ja u bën një nder ta kthejnë shumëfish, ashtu janë, dhe këtë kanë karakteristikë të tyren të theksuar.

Sistemi vërtetë ju ka nxjerrë shumë name, e ndoshta edhe një anë të tyren të cilën kurrë nuk do ta donin ta shfaqnin, por tepelenasit më shumë se të tjerë të kërkojnë llogari, madje edhe me zë të lartë për punë të pa kryera. Janë dinakë, të drejtpërdrejtë e jo sy unjur.

Ndaj më me pak kujdes gjykimet ndaj tyre, sepse me gjithë të mirat dhe të këqijat nuk janë aq të lehtë sa ju e mendoni për t’u manipuluar. /Opinion.al

Etiketa: Gerta ZaimajTepelena


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Mesfushori i Flamurtarit humb ndjenjat, çfarë ndodhi?

Mesfushori i Flamurtarit humb ndjenjat, çfarë ndodhi?

Emri/ Kush është avokati që u arrestua në Tiranë: Mori lekët e viktimës

Emri/ Kush është avokati që u arrestua në Tiranë: Mori lekët e viktimës

Pse princi William dhe Kate Middleton ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët

Pse princi William dhe Kate Middleton ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët
















TE FUNDIT

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
25 Maj, 2025

Nga Aurenc Bebja Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
25 Maj, 2025

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më...

Lexo më shumë

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
25 Maj, 2025

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin...

Lexo më shumë

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
25 Maj, 2025

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com