Bota

Për të shmang krizën globale, Ukraina krijon dy rrugë për eksportin e grurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 12/06/22 |
Opi Nion

Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Senik.

Ai tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik për shkak se pushtimi i Rusisë kishte ndalur eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesë të gjerë dhe rritje të çmimeve.

Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave dhe thotë se miliona tonë drithë janë ulur në magazina dhe portet e Ukrainës që nuk mund të eksportohen për shkak të luftës.

Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit, tha Senik.

Këto rrugë nuk janë perfekte sepse krijon disa pengesa, por ne po bëjmë çmos për t’i zhvilluar ato rrugë,”-i tha ai Reuters.

Ajo vjen pasi Organizata Botërore e Tregtisë paralajmëroi se një krizë ushqimore e nisur nga lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite pa ndërhyrje./Opinion.al

Pas