Për të parën herë që nga Lufta e Dytë Botërore ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel që do të mbahej më 10 Dhjetor në Stokholm, është anuluar për shkak të pandemisë së Covid-19, sikurse kanë bërë me dije organizatorët.
“Ideja është që medaljet dhe diplomat do t’u dërgohen fituesve në vendet ku ata jetojnë, përmes ndihmës së ambasadave dhe universiteteve fituese,” ka shpjeguar Fondacioni Nobel me qendër në kryeqytetin suedez.
Çmimet prestigjioze ndahen më 10 Dhjetor, data e vdekjes së krijuesit të çmimeve Alfred Nobel./Opinion.al