-Shëndeti

Për të mos u humbur/ Manastirliu mes grave dhe vajzave: Kërcejmë për jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 21/10/18 |
b.f

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetet, ministret dhe figura të njohura mediatike kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në ‘Sheshin Skënderbej’.

Manastirliu u ka bërë thirrje grave për të kryer mamografinë, e cila ofrohet falas në të gjithë spitalet rajonale, po ashtu edhe nëpërmjet mamografisë së lëvizshme.

Gjatë fjalimit të saj, ajo u shpreh se: “Ne gratë nuk kemi luksin të sëmuremi, jemi pjesa më e rëndësishme e një shoqërie”.

Pas mesazheve dhe thirrjeve që adresoj tek nënat dhe vajzat, Manastirliu i ka ftuar të gjitha të pranishmet të kërcenin: “Ne sot duhet të kërcejmë për jetën”.

Duke buzëqeshur, Manastirliu, i është bashkuar kërcimit, çka jepte pamjen dhe plotëson mesazhin që ajo fortë ka theksuar gjatë këtij muaji ndërgjegjësimi: “Bashkë ja dalim”./Opinion.al

Pas