Për të mos e vënë në siklet presidentin Iranian gjatë vizitës së tij në Romë, organizatorët e pritjes ishin kujdesur për një detaj.
Ata mbuluan statujat nudo romake në muzeun e Romës.
Por presidenti Iranian, Hassan Rouhani, tha në një konferencë se stafi i tij nuk e kishte kërkuar këtë gjë, duke lënë të kuptohet se kjo ishte ide e vetë italianëve.