A po e përdorni ende sistemin e vjetër operativ në iPhone 4s ose 5, për shkak se brengoseni se sistemi më i ri mund ta ngadalësojë pajisjen tuaj? Përditësimi më i fundit iOS 9.2.1 mund të jetë ajo çfarë keni pritur!
Për momentin vetëm 19% e përdoruesve të iOS përdorin iOS 8, pavarësisht faktit se çdo pajisje që ka iOS 8 mund të përmirësohet në iOS 9.
Por, përditësimi më i ri iOS 9.2.1 duket se nuk do të shkaktojë probleme në pajisjet tuaja më të vjetra, shkruan Gazeta Express.
iOS 9.2.1 është përditësimi që përdoruesit e iOS 8 e kanë pritur që një kohë të gjatë. Sipas një video të publikuar nga iAppleBytes, këto pajisje mund të përfitojnë shumë nga përmirësimi në iOS 9.2.1.
Nëse e përditësoni pajisjen tuaj në këtë sistem të ri, ajo nuk do të ngadalësohet, bëhet e ditr nga iAppleBytes. /Gazeta Express