Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, pamje nga Mali i Thatë. Ai shkruan se ky shteg i kthyer në një destinacion të preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës, ofron një pamje fantastike nga liqeni i Pogradecit dhe i Prespës.
“Mirëmëngjes dhe nga Mali i Thatë tanimë shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës që ofron një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve.