Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për supersticiozët: Pse ne besojmë të pabesueshmen

2018/08/05 at 3:22 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Për supersticiozët: Pse ne besojmë të pabesueshmen

Nga Nill Degnëll


Numri 13, macet e zeza, thyerja e pasqyrave, apo ecja nën shkallë, të gjitha mund të jenë gjërat që ju i shmangni vazhdimisht në mënyrë të qëllimtë. Gati 25 për qind e njerëzve në SHBA, e konsiderojnë veten supersticiozë.

Edhe nëse ju nuk e konsideroni veten të tillë, ndoshta ju ndodh jo rrallë të thoni “shëndet” kur dikush teshtin, në mënyre që djalli të mos ia rrëmbejë shpirtin – siç e mendonim paraardhësit tanë të mundshëm gjatë teshtimës së dikujt.

Supersticioni, shpjegon gjithashtu se përse shumë ndërtesa nuk kanë një kat të 13-të – duke preferuar të etiketojnë atë 14, 14A 12B ose M (shkronja 13 e alfabetit) në panelet e butonave të ashensorit, për shkak të shqetësimeve nga ana e klientëve supersticiozë.

Në fakt, 13 për qind e njerëzve në një studim, treguan se qëndrimi në katin e 13-të të një hoteli, do të përbënte një shqetësim serioz për ta – dhe 9 për qind e tyre u shprehën se do të kërkonin një dhomë tjetër. Për më tepër, disa kompani ajrore si Air France dhe Lufthansa, nuk kanë një rresht të 13-të. Lufthansa gjithashtu nuk ka as rreshtin e 17-të – sepse në disa vende – si Italia dhe Brazili – numri tipik i pafat është 17 dhe jo 13.

Po çfarë është supersticioni?

Edhe pse nuk ka një përkufizim të vetëm të besëtytnisë, në përgjithësi ai nënkupton një besim tek forcat mbinatyrore – si fati – dëshira për të ndikuar tek faktorët e paparashikueshëm, dhe nevojën për të zgjidhur problemin e pasigurisë. Në këtë mënyrë, besimet dhe përvojat individuale nxisin besëtytnitë, gjë që shpjegon se përse ata përgjithësisht janë të paarsyeshëm, dhe shpesh nuk e përfillin informacionin e tanishëm shkencore.

Psikologët, të cilët kanë investiguar se çfarë roli luajnë besëtytnitë, kanë gjetur se ato rrjedhin nga supozimi se ekziston një lidhje midis ngjarjeve të bashkë-ndodhura, edhe pse në pamje ta parë pa ndonjë lidhje mes tyre. Për shembull, koncepti se një medaljon promovon fat të mirë, ose ju mbron nga fat i keq.

Për shumë njerëz, angazhimi në sjellje supersticioze, siguron një ndjenjë kontrolli dhe redukton ankthin – kjo është arsyeja pse nivelet e supersticionit rriten tek një person në momente stresi dhe zemërimi. Kjo ndodh sidomos gjatë kohës të krizave ekonomike dhe pasigurisë sociale – sidomos luftërave dhe konflikteve. Në fakt, studiuesit kanë vërejtur se si në Gjermani midis viteve 1918- 1940 ndenja e kërcënimit nga kriza ekonomike, lidhej drejtpërdrejti me nivelin e e supersticionit.

Prekni drurin

Besimet e supersticiozëve, kanë treguar se ato ndihmojnë në promovimin e një qëndrimi pozitiv mendor. Megjithëse mund të çojnë në vendime të paarsyeshme, si për shembull tek besimi në meritat e fatit të mirë, sesa tek një vendimmarrje e shëndoshë.

Mbajtja e medaljoneve, veshja e disa rrobave të caktuara, vizitimi i vendeve të lidhura me fatin e mirë, preferimi i ngjyrave të veçanta dhe përdorimi i numrave të veçantë, janë të gjitha elementë të besëtytnisë. Edhe nëse këto sjellje dhe veprime, mund të duken të parëndësishme, për disa njerëz, ato shpesh mund të ndikojnë në zgjedhjet e bëra në botën reale.

Supersticionet, mund të krijojnë gjithashtu konceptin se objektet dhe vendet janë të mallkuara. Një ilustrim tradicional është “Mallkimi i Faraonëve”, që thuhet se bie mbi cilindo person që shqetëson mumjen e një egjiptiani të lashtë – veçanërisht një faraoni.

Edhe vetë numrat, mund të shoqërohen shpesh me mallkime. Për shembull, numri 666 lidhet shpesh me historitë e fatkeqësisë të ndryshme. Rasti më i famshme është i targës “ARK 666Y”, që mendohet të ketë shkaktuar zjarre misterioze në shumë automjeteve, dhe “ndjesi të këqija” për pasagjerët.

Paragjykimet sportive

Supersticioni, është shumë i përhapur edhe brenda sportit – sidomos në situata tejet konkurruese. Katër nga pesë atletë profesionistë, raportojnë se angazhohen me të paktën një sjellje supersticioze para garës së tyre. Brenda sportit, besëtytnitë kanë treguar se ulin tensionin, dhe sigurojnë një ndjenjë kontrolli mbi faktorët e paparashikueshëm.

Praktikat e supersticioneve, kanë tendencë të ndryshojnë në të gjithë sportet, por ka edhe ngjashmëri. Për shembull, në futboll, gjimnastikë dhe atletikë, sportistët kanë raportuar se janë lutur për të pasur sukses, duke kontrolluar pamjen në pasqyrë, dhe duke u veshur mirë për t’u ndjerë më të mirë-përgatitur.

Lojtarët dhe atletët gjithashtu, angazhohen me veprime dhe sjellje të personalizuara – të tilla si veshja me rrobave të tyre me fat, apo medaljonëve fatsjellës. Sportistët e famshëm, shfaqin sjellje të tilla besëtyte. Veçanërisht, legjenda e basketbollit Majkëll Xhordan, i fshihte pantallonat e tij të fatit nën çantën e ekipit të Chicago Bulls.

Ngjashëm, legjenda e tenisit Bjorn Bork, thuhet se veshte një bluzë nga e njëjta markë kur përgatitej për turneun e Uimbëlldonit. Rafael Nadal, ka një grup ritualesh që ai kryen sa herë që luan. Këto përfshijnë mënyrën në të cilën ai vendos shishet e tij të ujit, dhe kryerjen e dusheve me ujë të ftohtë. Nadal beson se këto ritual, e ndihmojnë atë të gjejë përqendrimin dhe të luajë më mirë.

Ecja nën shkallë

Të gjitha këto tregojnë se supersticionet, mund të garantojnë siguri dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e ankthit në disa njerëz. Por, ndonëse kjo mund të jetë e vërtetë, studimet kanë treguar se veprimet që lidhen me supersticionet, mund të bëhen gjithashtu vetë-përforcuese – në atë që sjellja zhvillohet në një zakon, dhe dështimi për të kryer atë ritual, mund të sjellë ankth.

Dhe kjo pasi rezultati aktual i një ngjarjeje apo situate, është ende i varur nga faktorët e njohur – në vend të forcave mbinatyrore të panjohura.

Një koncept që është në përputhje me citatin e përmendur shpesh “sa më shumë që praktikoheni, sa më me fat do të jeni”. Kësisoj, herën tjetër që thyeni aksidentalisht një pasqyrë, shihni një mace të zezë apo ndeshni numrin 13, mos u shqetësoni shumë për “fatin e keq”, pasi ka më shumë gjasa te jetë thjesht një trillim i mendjes.

“The Conversation” – Në shqip nga bota.al



Ju sugjerojmë

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura
Life Style

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura

26 Tetor, 2025 1:36 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Para
Moderatorja simpatike shtatzënë? Ja çfarë thotë vetë Elita

Moderatorja simpatike shtatzënë? Ja çfarë thotë vetë Elita

Çifti i ri i show-bizz/ Këngëtarja kosovare rrëmben zemren e djalit të politikanit të njohur në Shqipëri

Çifti i ri i show-bizz/ Këngëtarja kosovare rrëmben zemren e djalit të politikanit të njohur në Shqipëri

VIDEO/ Shokohen njerëzit, gjarpri del në rrugë dhe mbyt një pëllumb

VIDEO/ Shokohen njerëzit, gjarpri del në rrugë dhe mbyt një pëllumb
















TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com