Kronikë

Për pak shkaktoi aksident, arrestohet shoferi që transportonte sirianë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 04/09/20 |
el ida

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 35 vjeçarin me iniciale M. B., 35 vjeç, banues në Durrës, duke transportuar drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 shtetas sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.

35 vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” ./Opinion.al

Pas