Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për një vit më të mirë nuk mjafton të lutesh

2018/01/02 at 12:38 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Për një vit më të mirë nuk mjafton të lutesh

Nuk ka vite të këqinj, por mund të ketë kohë dhe mundësi të shpërdoruara. Ndaj edhe urimi për një vit më të mirë nuk është asnjëherë pa kuptim. Është dëshira për të mos përsëritur mëdyshjet, komplekset, tundimet, frikërat, ankthet etj, që janë bërë shkak për mosrealizimet, në rastin më të mirë, dhe dështimet, në rastin më të keq. Lutja është e bukur, jo thjesht se ilustron përuljen dhe kufizimet e njeriut para Zotit apo gjithësisë, por ajo asnjëherë nuk mjafton.


Kështu thonë edhe vetë librat e shenjtë. Ka përherë një shans të ri, i cili nuk ka shumë lidhje me 1 janarin, ndonëse dëshirat më të mëdha formulohen dhe shqiptohen më 31 dhjetor. I cili, mbi të gjitha varet prej besimit dhe këmbënguljes sonë. Ndaj urimi sot shkon më shumë për ata që besojnë se mund ta ndryshojnë fatin e vet dhe pasi ta kenë kryer këtë “detyrë të vogël”, kanë mundësi të bëjnë diçka më shumë edhe për të tjerët. Mos besoni shumë tek ata që betohen dhe përgjërohen fort për atdheun, duke i shitur për sakrificë privilegjet dhe paudhësitë e veta.

Një çerek shekulli është boll për t’u lodhur, mërzitur dhe pështirosur nga hipokrizia. Kohë plotësisht e mjaftueshme, që secilit t’i kishin vënë festen sipas kokës. Zakonisht, e mira duhet kërkuar aty ku nuk përmendet. Por kjo nuk është arsye për të heshtur, e aq më pak për të ulur kryet. Duke uruar një vit më të mirë për të gjithë shqiptarët, lutem që përherë e më shumë që ata të kuptojnë se e kanë vetë në dorë ndryshimin për mirë të jetës së tyre. I cili, pa asnjë dyshim, fillon tek tavolina e sotme e natës së ndërrimit të viteve, e cila e bën më të qeshur qytetin, që ky i fundit pastaj ta bëjë më të bukur “tokën, ku na ka rënë koka”.

Miqtë e mi! Asgjë e bukur nuk vjen pa qenë një herë më parë ëndërr. Ndërkohë që fati ndihmon gjithmonë guximtarët, thotë një fjalë e urtë. Me fjalë të tjera, nuk mjafton të jesh ëndërrimtar, nëse nuk ke kurajo që ta ndash me të tjerët dhe të luftosh për bindjet e tua. Ambicia, inati, hakmarrja, xhelozia dhe lakmia janë vërtetë shtysa të forta, që në disa raste kanë ndryshuar edhe fatin e njerëzimit. Por nuk ka asgjë më të qëndrueshme dhe më të sigurt se dashuria për t’i dhënë kuptim jetës dhe për të përmirësuar botën. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm raportin e pakrahasueshëm të Evës me Adamin. Secili prej nesh ka në dorë të jetojë një vit më të mirë dhe, nëse ne do të jemi shumicë, do të thotë automatikisht një vit më i mbarë për Shqipërinë. Dhe për këtë nuk është e domosdoshme që të ketë patjetër zgjedhje. Gëzuar të gjithëve!

Etiketa: astrit patozi


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shpjegimi, pse periodat bëhen më dhimbshme gjatë janarit

Shpjegimi, pse periodat bëhen më dhimbshme gjatë janarit

“Das Deutche Stadion”/ Idea e Hitlerit për Lojra Olimpike gjithmonë në Gjermani

"Das Deutche Stadion"/ Idea e Hitlerit për Lojra Olimpike gjithmonë në Gjermani

Ndalimi i aktivistes së PD-së, policia jep sqarime: Ja pse e shoqëruam në komisariat

Ndalimi i aktivistes së PD-së, policia jep sqarime: Ja pse e shoqëruam në komisariat
















TE FUNDIT

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili kandidoi...

Lexo më shumë

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
14 Maj, 2025

Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
14 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Në një...

Lexo më shumë

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
14 Maj, 2025

Ndërkohë që liderët europianë dhe nga vende të tjera kanë uruar kryeministrin Rama, ditën e sotme për fitoren e zgjedhjeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com