Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për një jetë më të gjatë, reduktoni konsumin e këtij produkti

2019/01/06 at 6:05 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Për një jetë më të gjatë, reduktoni konsumin e këtij produkti

Mishi ka qenë ndër ushqimet që ka ndihmuar njeriun të mbijetojë dhe të evolojë, qindra mijëra vite më parë. Njeriu gjahtar, e ka organizuar jetën e tij rreth gjësë së gjallë. Ai ka shpikur mjetet e gjuetisë dhe ka ndarë punët në familje dhe komunitet rreth ushqimit. Në periudhën e agrikulturës, ai arriti të zbusë dhe mbarështojë kafshë për t’i marrë qumështin dhe mishin. Pas luftës së dytë botërore, filloi edhe prodhimi industrial i mishit. Ky i fundit, rezultoi në një rritje drastike të konsumit të mishit. Kjo rritje ende po vazhdon, sidomos pas hiper-prodhimit të tij nga vende si Kina.


Konsumi i mishit te kuq, veçanërisht vicit dhe derrit, ka një impakt katastrofik në ambient. Nxit ngrohjen globale dhe ndotjen e tokës dhe ujërave.

Planeti ynë kërcënohet prej kohësh nga ndotja dhe ndryshimet e rrezikshme klimaterike. Strategjitë e reduktimit të mbetjeve dhe riciklimit të tyre, si dhe prodhimi i energjisë me metoda ekologjike, janë duke zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm. Megjithatë shkencëtarët po këmbëngulin për një masë akoma me radikale në stilin tonë të jetesës. Kjo, mund të jetë nga më të fuqishmet: të hamë shumë më pak mish nga sa jemi mësuar.

Industrializimi i bujqësisë dhe blegtorisë është një nga nxitësit e shfarosjes më të keqe të specieve, që pas asaj te dinozaurëve. Kjo do të thotë se 96% e gjitarëve sot përbëhet nga njerëzit dhe kafshët e prodhimit të mishit.

Ndotja që i bëhet ekosistemit nga prodhimi industrial i mishit, është më e madhe se ndotja që shkaktohet si rrjedhojë e gjithë makinave, kamionëve dhe aeroplanëve të të gjithë botës. Rritja e kafshëve për mish, rrezikon zhdukjen e shumë kafshëve të tjera. Sikurse gjithashtu infekton lumenj, dete dhe ka arritur deri në oqeane.

Në disa vende, është e nevojshme të ulet konsumi i mishit me plot 90%. Kjo nëse duam të parandalojmë pasojat dramatike të ndryshimeve të klimës. Duke marrë parasysh rritjen shpërthyese të numrit të njerëzve që do të popullojnë botën deri në 2050, edhe bulmeti dhe vezët do duhet të zëvendësohen më shumë me ushqime bimore. Pra, faktet po tregojnë se njeriu duhet të kthehet në një – pothuaj vegjetarian. E shprehur ndryshe, me një term më të ri, fleksitarian (flexitarian).

Çfarë do të ndodhë nëse konsumojmë me pak mish?

Do të infektohemi me pak nga mikrobet e rrezikshme që transmetohen nga kafshët te njeriu në sajë të mishit.

Do të ngarkohemi më pak me antibiotikë dhe hormone.

Do të rrezikojmë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri.

Do të evitojmë yndyrna të cilat nxisin inflamacion = sëmundshmëri.

Do të evitojmë keqtrajtimin dhe masakrimin e miliona kafshëve çdo vit.

Si mund te zëvendësoni mishin në ushqimin e përditshëm?

Mishi është pa dyshim një nder ushqimet më të pasura në lëndë ushqyese të domosdoshme, si hekuri, zinku, vitamina B12, vitamina A, etj. Por, elementi ushqyes më i çmuar i tij është hekuri. Nëse vendosim të evitojmë mishin e kuq, do duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura për të plotësuar këtë mineral tërëndësishëm. Këto zgjedhje janë perimet me ngjyre jeshile, fasulet, thjerrëzat, panxhari, peshku i vogël që konsumohet bashke me hala, çokollata e zezë, kuinoa dhe kërpudhat. Nga ana tjetër, duhet të rrisim konsumin e ushqimeve të pasura në vitaminë C, për të ndihmuar përthithjen e hekurit.

A duhet të bëhemi vegjetarian?

Jo, nuk është e nevojshme që të eliminoni krejtësisht mishin nga ushqimi juaj, thjesht bëhet fjalë për ta kufizuar konsumin e tij. Ju mund të konsumoni një sasi të vogël mishi (rreth 120gr/javë), të shpërndarë në sasi të vogla në disa vakte, sepse prezenca e tij rrit gjithashtu përthithjen e hekurit që gjendet te ushqimet bimore. Ky rekomandim vlen veçanërisht për mishin e viçit dhe të derrit. Por, mirë është që edhe konsumi i mishit të pulës dhe peshkut të reduktohet në sasitë që rekomandohen për ushqyerje të kompletuar, që do të thotë, 1 herë në javë mund të konsumoni 100-150gr mish pule, dhe 2-3 herë në javë 150gr peshk, mundësisht nga peshkim që mbron ekosistemin.

Nëse dëshironi një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, filloni nga sot, konsumoni më pak mish!

Burimi: Gazeta Shëndeti

Etiketa: konsumi i mishitsiguria ushqimore


Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
Do transportonte drogë në Itali, zbulohet emri i shoferit dhe plani i tij

Do transportonte drogë në Itali, zbulohet emri i shoferit dhe plani i tij

Protesta te Astiri/ Balliu: Nesër i japim lamtumirën qeverisë së rilindjes

Protesta te Astiri/ Balliu: Nesër i japim lamtumirën qeverisë së rilindjes

Përçahen Babastars, Cozman publikon dokumentat e aksionerëve të vërtetë

Përçahen Babastars, Cozman publikon dokumentat e aksionerëve të vërtetë
















TE FUNDIT

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
25 Qershor, 2025

Policia në Tropojë i ka ardhur në ndihmë pasditen e sotme një shqiptari të Kosovës, i cili kishte mbetur i...

Lexo më shumë

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
25 Qershor, 2025

Edhe pse gjatë dy-tre viteve të fundit cilësia e plazheve vendase është përmirësuar, duke u lënë më shumë hapësira publike...

Lexo më shumë

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Ballkani përballet me temperatura përvëluese
25 Qershor, 2025

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë...

Lexo më shumë

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
25 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar disa pasuri të një 45-vjeçari, banues në fshatin Valare. Sipas njoftimit të bluve, shtetasi Katan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com