Ndoshta ju duket e habitshme, por rrezet e diellit janë shumë të rëndësishme për performancën tuaj në seks. Arsyeja? Vitamina D. Kjo lloj vitamine është shumë e rëndësishme kur vjen puna te aktiviteti seksuale. Mungesa e saj në trupin e një mashkulli mund të sjellë probleme të vazhdueshme me ereksionin.
Për të qenë më të saktë, studiuesit kanë analizuar disa meshkuj të cilët kishin probleme me ereksionin. Aty u vu re se shumica e tyre kishin mungesë të theksuar të vitaminës D, e cila burimin kryesor e ka prej diellit. Nivelet e vogla të vitaminës D mund ta nxisin prodhimin e rrezatimeve të lira të quajtura jone superokside, të cilat e sosin oksidin nitrik – molekulë e cila i ndihmon enët tuaja të gjakut të funksionojnë siç duhet. Rezultat i këtij procesi? Epo, e keni më të vështirë të keni një ereksion! Kështu qendroni sa më shumë të jetë e mundur në diell.