Kryesore

“Për mua 61 bashki janë shumë”,Balla: Ja kur do të zhvillohet zgjedhjet lokale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 14/06/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla, në një prononcim për gazetarët është shprehur se 61 bashki i duken shumë. Sipas tij, ka “bashki të vogla që janë shumë afër njëra tjetrës, që mbajnë 2 administrata kot”.

Nëse më pyesni mua jo si Kryetar i Grupit Parlamentar, por si deputet dhe qytetar për mua edhe 61 janë shumë. Ka bashki të vogla shumë afër njëra tjetrës që mbajnë dy administrata kot, por ky është mendimi im personal”, tha Balla.

Balla zbuloi gjithashtu se kur mund të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Të mos harrojmë se zgjedhjet e qeverisjes vendore nuk kemi asnjë lloj problematike. Që do të thotë se çdo gjë është gati, në kuptimin e kuadrit zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjes së qeverisjes vendore. Unë besoj se mes 15 prillit dhe 15 majit të vitin të ardhshëm mund të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale vitin tjetër”,-tha Balla.

Pas