Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për mësuesit. Për ne

2017/02/03 at 5:32 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Për mësuesit. Për ne

*Nga Arlinda Çausholli 


-Fatjon, më trego një histori të bukur.
– Çfarë historie zysh?
– Një histori që të ka frymëzuar, që ka një mesazh pozitiv, që të ka dhënë forcë! Ma trego.
– Por kemi matematikë tani…
– Mirë, më trego një numër që të frymëzon, pse të frymëzon, pse e sheh veten të lidhur me këtë numër?
– Zysh, po kemi gjeografi….
– Mirë, më thuaj vendin më të bukur që të pëlqen ty. Ke shkuar apo do shkosh? Më thuaj me kë do të shkosh, çfarë do provosh dhe pse të pëlqen?

…..

Jam e sigurtë, nëse të gjithë ne zgjohemi nesër në mëngjes, shkojmë në klasë dhe japim këtë detyrë, nesër do të ndryshojmë ditën e përbashkët, do të ndryshojmë këndvështrimin për shkollën, do të ndryshojmë ajrin në klasa, sepse ju do trokitni në zemrën e çdo fëmije. Do jepni një mesazh të thjeshtë, por shumë të padukshëm në ditët e sotme; Që kujdeseni. Kujdeseni për çdo nxënës, kujdeseni me vetëdije të plotë dhe me idenë se zemra dhe mendja e cdo fëmije është gjëja më e shtrenjtë që ju keni në ato 5 orë, brenda mureve të shkollës.

Kjo është shkolla.

Ky është mësuesi në sytë e mi. E këtë e them si nënë, si qytetare, si grua, si qënie njerëzore që bashkëjeton me 3 milionë banorë të tjerë në një mjedis të vrazhdë si ky i yni, shpëtimi prej të cilit varet pafund nga ju, nga çdo mësues që gjendet në këtë sallë apo jashtë saj.

A frymëzojmë nëpër shkolla? A ndikojmë nëpër shkolla? A zgjojmë mendjet e fëmijëve? E më kryesorja a i edukojmë me vetëbesim këta nxënës, të cilët i kemi të grumbulluar në një mjedis ndoshta pa suva dhe pa ngrohje, por me potencial të pallogaritshëm në të ardhmen e secilit prej tyre dhe të vendit vetë.

A frymëzojmë pra? Kam dyshim që jo.

Ato që unë dëgjoj në shumicën e rasteve, janë teori, tekste pa mbarim, e folur me leje, zhurmë që duhet të pushojë, detyra që nuk motivojnë, etj, etj.

A është kjo shkolla? Them se Jo.

Unë nuk do të desha një robot me nota të mira. Unë do të desha një njeri që ka aftësinë të krijojë, të rrëfehet, të ndjehet mirë, të shpresojë, të ketë hapësirë të argëtohet dhe të mësojë, sepse përballë ka njërin prej jush që e frymëzon dhe e motivon për të ecur përpara, e jo për t’u ndrydhur në një karrige dërrase, kruspull në bankë, e kruspull në shpirt.

Frymëzimi quhet Mësues dhe unë e barazoj Mësuesin me Fluturën. Flutura ka krahë, i sheh gjërat nga lart, kontrollon, vigjëlon, i mbyll krahët, ulet mbi lule, e bën me butësi, me ngjyra, dhe i flet asaj. E të dyja duken bukur bashkë, sepse kanë një qëllim.

Sa mësues duken bukur me nxënësit? Mendojeni…

Unë e di se nuk jeni të paguar sa duhet, e di se secili ka probleme të shumë formave në shtëpi – siç i kemi të gjithë – por dashuria për të nxitur vetëbesimin tek të rinjtë, dëshira për t’i parë të qetë dhe të lirë, që kur të shohin mësuesin, mos të shohin kafaz por një oaz të bukur mirësie, nuk besoj se lidhet me pagesën. Eshtë e brendshme. Eshte zgjedhje. Do energji, por nëse zgjedhim ta bëjmë, është shumë e lehtë, do të jetë e natyrshme dhe kënaqësia që merret nga fëmija është shumë më e madhe dhe nuk ka lidhje me paranë. Fëmija ta kthen mundin shpejt.
Të mos harrojmë, për një pjesë të madhe, për ata që vijnë nga familje të mangëta e të boshatisura, për një fëmi, ju jeni gjithçka ka.

Kjo është shtëpia ime. Ftova shokët e tim biri për darkë dhe organizuam dy orë zhvillimi personal, për të folur e dëgjuar se çfarë pëlqejnë e çfarë nuk pëlqejnë të vetja, cilat janë ëndrrat dhe çfarë i frymëzon e çfarë i motivon. Kanë shkruar, kanë folur, kanë qeshur dhe janë përlotur…

Rezultati ishte fantastik. Unë thjesht i nxita dhe u kujdesa që çdo njeri aty të kishte rëndësinë e tim biri. Sepse fëmijët janë të gjithë njësoj dhe nuk i ndan asnjë gjë deri sa bëhen djemtë bëhen burra dhe vajzat bëhen gra, e secili shkon në rrugën që i përket.

Unë ju inkurajoj të gjeni një ide sot. Një ide që nuk ka lidhje me librin, oraret, realizimin e planeve, kurrikulat, politikën, çekanet e përditshme, që po rrahin me forcë gjithçka, përveç se një gjëje: nuk po rrahin zemrën e fëmijëve që na mbushin shkollat sot. Nëse e gjeni, do ta keni të lehtë sepse do të mbaheni fort te ajo, do t’ju japë optimizëm, do fitoni mbi rutinën dhe do të jetë shtysë e fortë për rezultate konkrete.

Një ide mund të jetë…..

– Nesër do përpiqem që të motivoj nxënësit në klasë nën temën “Cila është shpresa ime?”

Një ide tjetër mund të jetë….

– Nesër nuk do të kritikoj asnjë. Nesër vetëm do të nxis. Nxitja prodhon kurajo. Kurajo prodhon entuziazëm. Entuziazmi prodhon vrull. Vrulli prodhon liri dhe ndjesi të mirë bashkëpunimi.

E në fund të ditës do kemi 200 ide. Eshtë një hap shumë i madh për të dhënë leksion apo shembull mirëqënieje te çdo nxënës, qoftë edhe te vetja. Do hapni një derë pa dryn, dera pa dryn është luks i madh. Quhet e hapur, ju duhet vetëm ta shtyni.

Siç e shtyu Mësuese Gjylo….Mësuese Gjylo, ka patur një fëmi në shkollën 9-vjeçare që nuk fliste. Prindërit e kishin dërguar në shumë doktorë, por pa rezultat. Mësuese Gjylo, e mori shumë përzemër rastin në fjalë. Mblodhi klasën dhe drejtoi çdo nxënës, që të mos shfaqte as habi, as përçmim, asnjë shenjë që mund ta vinte në siklet vajzën që nuk fliste. Do jepnin shumë dashuri dhe ndjeshmëri. Pas tre vitesh, në një orë letërsie, Mësuese Gjylo kishte dhënë një poezi të mësohej përmendësh nga klasa. Thirrjes për vullnetar recitimi, iu përgjigj një krah i bardhë dhe i hollë. Vajza që nuk fliste që fëmi, filloi ta thoshte…..ngadalë, me pak belbëzim, por nuk pipëtiu njeri derisa e mbaroi, dhe klasa shpërtheu në duartrokitje.
Mësuese Gjylo me gjithë nxënësit e saj dolën mbi mjekësinë, sepse kujdesi dhe dashuria – sidomos te fëmijët – hyn dhe vepron në skutat më të errëta.

Duhet të ndezim një dritë në shkolla, ose duhet të ndezim një zjarr. Sepse është e rëndësishme të kuptohet se nuk edukohet vetëm mendja, por edhe zemra dhe kjo është më kryesorja. Ju edukoni 20 përqind të popullsisë, që nesër do të jetë 100 përqind e ardhmja e Shqipërisë.

Na duhen të gjithë me nota të mira? Jo. Na duhen qytetarë që vetëbesojnë, që krijojnë, që flasin të lirë, që shpresojnë e që ndjehen të vlefshëm, sepse ju i keni mësuar të jenë të atillë.

*Fjala përshendetëse e mbajtur në Konferencën e III Kombëtare të Mësuesve të Programit Junior Achievement

 



Ju sugjerojmë

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Para
Pas pak minutash Ilir Meta në konferencë për mediat

Pas pak minutash Ilir Meta në konferencë për mediat

Corriere: Baroni i drogës Balili u arratis “me lejen” e shtetit shqiptar

Duan shpërblimin 50 milonësh, mbi 20 qytetarë "spiunojnë" Balilin

Mesazhi prekës i vajzës së Dritëro Agollit

Mesazhi prekës i vajzës së Dritëro Agollit
















TE FUNDIT

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
29 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka bërë publike listat e reja të anëtarëve të Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në krye...

Lexo më shumë

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se disa shtetas ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email) me...

Lexo më shumë

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
29 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në disa komisariate të vendit, duke emëruar dhe transferuar disa drejtues në...

Lexo më shumë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com