Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për Kushtetutën”, Presidenti zbret në shesh, sot mbahet manifestimi

2020/03/02 at 8:49 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Për Kushtetutën”, Presidenti zbret në shesh, sot mbahet manifestimi

Do të mbahet sot manifestimi i thirrur nga Presidenti Meta në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ që ka për qëllim siç ka thënë ai ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbrojtur institucionet. Motoja e tij është “Për Republikën, për Kushtetutën, për Kombin, për Unitetin e popullit”.

Presidenti prej javësh i ka bërë thirrje njerëzve se shkeljet e pretenduara nga ai të Kushtetutës nga mazhoranca përbëjnë një ‘grusht shteti’ i cili po tenton të kapë të gjithë institucionet. Për këtë ai ka paralajmëruar se në manifestimin e sotëm do të firmosë edhe dekretin e parë kundër ‘grushtit të shtetit’.

Kuvendi i drejtuar nga mazhoranca dhe Presidenti janë në konflikt prej pothuajse 10 muajsh që vitin e kaluar kur ai kundërshtoi zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa opozitën. Tonet mes dy institucionet u ashpërsuan edhe më shumë kur Meta vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve dhe nga ana e tij Kuvendi nisi procedurën e parë për shkarkimin e tij, një veprim që ndërmerrej për herë të parë në Shqipëri.

Gjashtë muajt se dytë të vitit 2019 u karakterizuan nga një konflikt që mbetej në distancë. Nga një anë Presidenti kthente për rishqyrtim ligjet e miratuara në Kuvend ndërsa ky i fundit i rrëzonte ato në seancë plenare dhe vijonte hetimet në Komisionin për shkarkimin e Metës.

Përplasja e dy institucioneve do të bëhej më e ashpër gjatë emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Meta pretendoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në bashkëpunim me mazhorancën tentuan ti marrin atij kompetencën për emërimin e një anëtari nëpërmjet procedurave administrative të cilat sipas tij janë kryer në kundërshtim me Kushtetutën. Për këtë Presidenti thirri një protestë më 8 dhjetor. Por tërmeti i 26 Nëntorit do ta ndalonte përkohësisht ‘luftën’ mes dy institucioneve.

Ajo do të rifillonte sërish në Janar. Në Kuvend u propozua dhe më pas u kalua një ndryshim në ligjin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i cili nuk e bën të detyrueshëm betimin para Presidentit të anëtarëve të rinj të Kushtetueses. Nëqoftëse Presidenti nuk i thërret ata për betim brenda 10 ditëve ata mund t’ia dërgojnë atij betimin me shkrim.

Meta e ka konsideruar këtë akt anti-kushtetues. Në një seri konferencash shtypi prej mesit të shkurtit ai ka denoncuar me dokumente të gjithë procedurën që sipas tij KED, Kuvendi dhe qeveria kanë ndjekur për ti rrëmbyer atij kompetencën e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Deri tani Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK, kreun e KED, Ardian Dvorani, ministren e Drejtësisë Etlida Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë.

Tubimi i sotëm do të zhvillohet në orën 17:00. Ai do të jetë paqësor sipas atyre që ka thënë Meta ku qytetarët janë ftuar të kenë flamuj në duar dhe mimoza.

“Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, me mimoza meqë po vjen pranvera dhe thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani… poshtë oligarkët.”, tha dje Presidenti Meta. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

27 Korrik, 2025 7:44 pm
Para
Mbi 3 mijë të vdekur në gjithë botën nga koronavirusi

Mbi 3 mijë të vdekur në gjithë botën nga koronavirusi

Pete Buttigieg heq dorë nga gara presidenciale në SHBA

Pete Buttigieg heq dorë nga gara presidenciale në SHBA

Disa orë nga manifestimi, Meta përkujton Besëlidhjen e Lezhës

Disa orë nga manifestimi, Meta përkujton Besëlidhjen e Lezhës

TE FUNDIT

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
27 Korrik, 2025

Një 57-vjeçar portugez është zhdukur në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë. Sipas policisë, teksa turisti po pushonte...

Lexo më shumë

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
27 Korrik, 2025

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në Liqenin e Shkodrës pasditen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari I.L., u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com