Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për këto nuk kishit dëgjuar; 10 sjelljet më të admirueshme të japonezëve

2018/02/25 at 4:14 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 6 min
A A
Për këto nuk kishit dëgjuar; 10 sjelljet më të admirueshme të japonezëve

Me siguri keni dëgjuar të flitet shumë për edukatën që i karakerizon japonezët dhe në të vërtetë kështu është. Ata jo vetëm që janë të edukuar, por për shkak të kulturës që kanë zotërojnë një lloj sjelljeje të konsideratës dhe të respektit kaq mahnitëse dhe të ndryshme nga kjo e jona sa e vështirë që të mos na i tërheqë vëmendjen. Ja 10 sjellje të admirueshme të japonezëve që mund t’ju befasojnë.
Kërkojnë falje kur marrin dhurata.
Në Japoni është e zakonshme të dëgjosh njerëzit të kërkojnë të falur kur marrin dhurata ose kur u bëhet një nder. Edhe pse zakonisht thuhet faleminderit, nuk është e rrallë që një japonez i edukuar mirë të marrë një dhuratë duke thënë “sumimasen”, më fal. Është e shpeshtë dhe konkretisht e bëjnë për të kërkuar falje sepse u munduat për të zgjedhur, për të blerë dhe për të sjellë një dhuratë. Edhe pse shumë perëndimorë e kritikojnë këtë zakon sepse në kulturën tonë normale është të themi “faleminderit”, për japonezët është një gjest konsiderate kundrejt tjetrit.
Përdorin shprehje ambige.
Kur vjen puna tek opinionet personale, japonezët janë tej mase ambigë për të mos fyer askënd ose edhe për të patur një profil të ulët. Japonishtja është një gjuhë shumë e pasur me këtë lloj ambiguiteti. Nuk thonë kurrë atë që realisht mendojnë dhe kur e thonë e shprehin në një mënyrë që të duket se nuk janë shumë të sigurt për atë që po thonë. E bëjnë këtë për të mos imponuar një të vërtetë absolute dhe për të qartësuar se ajo që po thonë është thjesht një këndvështrim më shumë. Nuk pohojnë kurrë duke thënë “përfundimisht është kështu”, por thonë diçka të tillë si “supozoj se”, “ndoshta”, “pyes nëse kjo nuk duhet të jetë”, “mendoj se ndosha”. Në fakt të gjitha këto lloj opinionesh gjithmonë përfundojnë sikur përgjigjen me një pyetje. Edhe pse janë të sigurt për atë që thonë gjithmonë do ta shprehin me përulësi.
Nuk mburren para tjetrit.
Siç mund ta keni vënë re përulësia është e rëndësishme për japonezët, por jo gjithçka mbetet aty. Japonezët bëjnë gjithmonë një përpjekje për të mos dalë mbi tjetrin, të mos shquhen mbi të tjerët. Kulturalisht nuk janë të mirëpritur të marrin komplimente direkte si “faleminderit”, por përkundrazi nëse marrin një të tillë do të përpiqen të thonë gjëra si: “jo, jo në të vërtetë nuk jam shumë i mirë në këtë”, “nuk është ashtu siç thua ti”, “ende kam për të mësuar”. Nuk u pëlqen të jenë arrogant ose egoist sado të mirë që të jenë në një temë, kanë kulturën që të vetëmenaxhohen në grup dhe të ruajnë një profil të ulët. U pëlqen të lëvdojnë të tjerët dhe të njohin arritjet e tyre, por kur elozhet u shkojnë vetë atyre përpiqen të mos i pranojnë me lehtësi, derisa i mohojnë disa herë talentet e veta.


Respektojnë kohën e të tjerëve.
Japonezët përpiqen të mos i shqetësojnë të tjerët, sidomos kur bëhet fjalë për kohën e të tjerëve. Për këtë arsye janë shumë të përpiktë dhe nuk u pëlqen të mbërrijnë vonë kudo dhe aq më tepër të lenë të tjerët të presin për ta. Kur duan të takohen më dikë shumë e kanë zakon të mbajnë shënim orën dhe ditën e takimit për të mos e harruar. Është e habitshme që mbajnë shënime për takime të së ardhmes me kolegët, familjarët ose miqtë, javë ose muaj para dhe i ndjekin me përpikmëri. Një shembull nga i cili kemi shumë për të mësuar.
Ndihmojnë me shumë mirësjellje.
Japonezët janë shumë të dashur kur vjen puna për të ndihmuar dikë. Një shembull i kësaj janë turistët që humbin në Japoni. Ata bëjnë të pamundurën për t’i ndihmuar për t’u orientuar dhe për të gjetur vendin ku duan të shkojnë. Sigurisht jo të gjithë janë me tepricë bujarë, por në përgjithësi ka njerëz të gatshëm për të ndihmuar ata që janë në vështirësi.

Nuk flasin para krahëve.
Ky ëshë një fakt interesant edhe pse jo domosdoshmërisht të gjithë e kanë një sjellje kaq të rregullt, sidomos të rinjtë, por të shumtë janë njerëzit që preferojnë të mos flasin keq për dikë që nuk është prezent. Për disa është keq të kritikosh dikë duke foluar pas krahëve, pasi kjo krijon një ambient mjaft të pakëndshëm dhe pak konsideratë për personin në fjalë. Përkundrazi është shumë e shpeshtë të dëgjosh opinione të mira mbi njerëz që nuk janë prezentë në atë moment.
Mbajnë gjithçka të pastër.
Pastërtia është thelbësore për të jetuar mirë, e shohim këtë në heqjen e këpucëve para se të hyjnë në shtëpi për të mos ndotur ambientin me viruse të rrugës. Në Japoni pamja e jashtme ka shumë rëndësi dhe që vendet, qoftë publike ose jo, të jenë të pastra është kryesore për të ruajtur harmoninë e këtij vendi. Ka kosha plehrash në rrugë dhe njerëzit nuk hedhin kurrë një letër poshtë. Nëse kanë plehra, i mbajnë derisa të gjejnë një kosh në ndonjë dyqan apo edhe derisa të mbërrijnë në shëpitë e tyre. Nuk hedhin bishtat e cigareve dhe ka vende të posaçme për duhanpirësit, madje disa mbajnë take-tuke në çanta. Njerëzit janë shumë bashkëpunues me pastërtinë, meqë është respekt për të tjerët, për vendin dhe për veten.

Çmojnë detajet.

Një karakteristikë tjetër e tyre është se dinë të çmojnë detajet e jetës, p.sh ushqimin. Japonezët e vlerësojnë shumë ushqimin. I provojnë të gjithë përbërësit dhe nuk reshtin së thëni sa e shijshme është. E njëjta gjë ndodh me natyrën, pëlqejnë hapsirat e gjelbra, me njerëz, ashtu siç thotë shprehja e famshme “ichi-go ichi”, një herë , një takim. Japonezë kanë zakon të përkujdesen gjatë takimeve me persona, qoftë një takim i thjeshtë ose rastësor. Kjo shihet kudo dhe padyshim dinë të vlerësojnë gjërat e mira në momentet më të thjeshta.
Dinë të lexojnë në ajër.

Siç mund ta keni vënë re, për sa më sipër, japonezët i marrin parasysh ndenjat e të tjerëve. E rëndësishme për ata është të ruajnë një mjedis të këndshëm dhe brenda gjithçkaje sa më harmonike të mundshme. Kjo është arsyeja pse janë të kujdesshëm edhe ndaj komunikimit jo verbal. Po çfarë është “leximi në ajër”? E thjeshtë: është të dish në mënyrë jo direkte sesi po ndihet tjetri dhe si është mjedisi në atë moment. Për shembull, nëse një japonez vë re se tema e bisedimit është jo e përshtatshme, ose nuk është i interesuar shpejt do ta ndryshojë temën dhe do të bisedojë për diçka tjetër. Të lexosh në ajër është të kuptosh atë për të cilën ka nevojë tjetri pa jua thënë apo sugjeruar. Japonezët i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti.
Respektojnë heshtjen.
Japonezët e vlerësojnë dhe e çmojnë heshtjen. Është një mënyrë tjetër për të mos shqetësuar të tjerët dhe për të krijuar një mjedis të qetë dhe të këndshëm për të gjithë. Në vende publike dhe sidomos në trena e autobuzë njerëzit qëndrojnë dhe udhëtojnë në heshtje të plotë. Kjo është një formë e konsideratës ndaj vendeve të huaja dhe sidomos për njerëzit përreth. Për kulturën perëndimore kjo mund të duket e pazakontë, por jo për japonezët.
Të gjitha këto vlera tregojnë në një farë mënyre se ajo që është e rëndësishme për japonezët është ruajtja e rendit, harmonisë dhe mbi të gjitha empatia për të tjerët. Sjellje interesante prej të cilave mund të nxjerrim veçse mësim. / bota.al



Ju sugjerojmë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Para
Denoncimi/ Berisha: Ky është akti më poshtërues i kryer nga Rama dhe Bushati

Denoncimi/ Berisha: Ky është akti më poshtërues i kryer nga Rama dhe Bushati

Gazeta “Daily Mail” i kërkon falje publike Melania Trump: “Do ta dëmshpërblejmë”

U fut gabimisht në shtëpinë e Melania Trump, këngëtari shqiptar në telashe

Vdes papritur aktorja e famshme e filmave indianë

Vdes papritur aktorja e famshme e filmave indianë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
13 Maj, 2025

Shprehja që shoqëroi kryeministrin Rama në takimet elektorale në qarkun e Dibrës ishte : “4 me 1 s’ka bërë vaki!” Por...

Lexo më shumë

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
13 Maj, 2025

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë lidhur me rezultatin e...

Lexo më shumë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
13 Maj, 2025

Ky artikull nuk i dedikohet konkretisht rrugëtimit politik të Sali Berishës apo Edi Ramës. Nuk është një përmbledhje e mirëfilltë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com