Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, pothuajse 3 muaj më parë.
Çifti ishte i pranishëm në varrimin e presidentit të parë ukrainas, Leonid Kravchuk, ceremoni që u mbajt ditën e sotme në Kiev.
Muajin e kaluar, Olena zbuloi se me bashkëshortin e saj ka folur vetëm në telefon, që në momentin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Ajo u largua nga pallati presidencial në Kiev, së bashku me dy djemtë.