Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse gjuhë e ashpër e serbëve ndaj shqiptarëve? Baton Haxhiu përballet me gazetaren serbe

2016/11/07 at 10:26 PM
në Aktualitet, Bota, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse gjuhë e ashpër e serbëve ndaj shqiptarëve? Baton Haxhiu përballet me gazetaren serbe

“Përse ekziston një gjuhë e ashpër dhe retorikë e tensionuar mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve?”


Kjo pyetje ka përfshirë në replika gazetarin Baton Haxhiu nga Kosova dhe kolegen e tij serbe Ljiljana Smajloviç nga Beogradi, të cilët përmes një seri shkrimesh debatojnë  për çështjet që kanë dominuar debatin publik kohët e fundit, mes dy vendeve.

Për Baton Haxhiun, në Serbi ka nevojë për një reformë gjuhësore që sipas tij nuk është thjesht, pjesë e gjuhës që politikanët përdorin – ajo është koncept, është mendje dhe refleks që lind nga ideja dhe projeksioni që dikush e quan vizion, e dikush tjetër projeksion i së ardhmes.

“Nese i bëhet një analizë e përciptë e gjuhës, që sot përdoret në media e në opinion, konstatohet menjëherë se një reformë ka mbetur pa u bere në Serbi,por në një masë edhe Kosove. Atë që Konfuçi do ta bënte të parën: reformën e gjuhës.Fatkeqësisht, për këtë arsye nuk ka mundur të ndryshojë as koncepti i retorikës.Po të analizohet gjuha e politikanëve, gjuha e liderëve partiakë, gjuha e komentatorëve dhe analistëve, gjuha e gazetave dhe e gazetarëve, vërtetohet me keqardhje po ai diskurs – diskursi pa ide dhe pa koncepte konstruktive, për të cilin fjalët s’janë asgjë tjetrër vetëm një shndërrim i kohës në kujtesë.Shtrohet pyetja: a mund te kete demokraci dhe sistem te ri te interaksioneve shoqerore me kete gjuhe?”

Kolegia serbe i përgjigjet pyetjes së Haxhiut se “Cilat mund të jenë arsyet e dominimit të diskursit të ashpër ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në mediat dhe jetën publike serbe?”, duke iu referuar gazetës “Politika” ku ka punuar si kryeredaktore.

Sipas Smajloviç çdo pushteti i është dashur të llogarisë në fuqinë e jashtëzakonshme të “Politikës” mbi imagjinatën morale të kombit serb.

Identifikimi i Serbisë me “Politikën”, sipas saj,  është ngulitur aq thellë në nënvetëdijen kolektive të popullit sa që sjell pasoja edhe të papritura edhe jo gjithnjë të lumtura. I shtyn njerëzit ta duan – ose assesi, me të vërtetë assesi, ta mos e duan, por kjo gazetë për të, nuk duhet të nivelohet me gjuhën e urrejtjes.

“Ma merr mendja që Batoni edhe “Politikën” e ka futur në mesin e mediave serbe që në përgjithësi i përmbahen diskursit të ashpër ndaj shqiptarëve. Nuk e mohoj. Fatkeqësisht, ne jemi larguar aq shumë saqë mediat serbe për shqiptarët e Kosovës raportojnë gati vetëm në kontekstin e sulmit ndaj qytetarëve dhe pronësserbe si dhe mosndëshkimin e kryesve, dëmtimin e varrezave serbe, paraburgimin e padrejtë e të gjatë të Olliver Ivanoviqit, rrezikimin e manastireve, mbivotimin e serbëve në parlament, mosplotësimin e detyrimeve ndaj pakicës serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit …”-shkruan ajo.

“Por kur Batoni thotë se “demokraci të re me gjuhë dhe diskurs të vjetër nuk bëhet”, shpresoj që Batoni nuk po sugjeron që në këtë demokraci të re të mos ketë vend për “Politikën” 112 vjeçare…”– insiston gazetarja.

Kështu, në një seri shkrimesh debatuese, të organizuara nga Kossev dhe me përkrahje të NDI, për problemet e shqiptarëve dhe serbëve, ballafaqohen gazetari dhe publicisti kosovar Baton Haxhiu dhe gazetarja e serbe, ish Kryeredaktorja e “Politika”, Ljiljana Smajlovic.

Opinion.al

Etiketa: Baton Haxhiudebatigjuhakosoveserbi


Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
Kryesore

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

5 Qershor, 2026 6:37 pm
Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
Bota

Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE

5 Qershor, 2026 6:23 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump investon 700 milionë dollarë në termocentralet me qymyr

5 Qershor, 2026 4:22 pm
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?
Sport

Sa vlen fitorja e Kupës së Botës?

5 Qershor, 2026 4:19 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

5 Qershor, 2026 4:13 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit

5 Qershor, 2026 3:35 pm
Para
Ja sa milion euro në vit paguan taksa biznesmeni Saimir Mane

Ja sa milion euro në vit paguan taksa biznesmeni Saimir Mane

Ky mesazh në WhatsApp vjedh të dhënat tuaja

Risia që të gjithë e prisnin në WhatssApp

Retorika e tensionuar mes shqiptarëve dhe serbëve, Baton Haxhiu: Serbia ka nevojë për reformë gjuhësore

Retorika e tensionuar mes shqiptarëve dhe serbëve, Baton Haxhiu: Serbia ka nevojë për reformë gjuhësore
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e Zvërnecit, ironzoi 5 kushtet e protestuesve, duke u shprehur se nëse realizon...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
5 Qershor, 2026

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se...

Lexo më shumë

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
5 Qershor, 2026

Sot është e gjashta ditë që qytetarët kanë mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në duar qytetarët mbanin pankarta që...

Lexo më shumë

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Pallatin e Kulturës me banorë të Zvërnecit dhe Nartës, ku një prej qytetarëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}