Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për emërimet, urdhrat vinin nga Kryeministria”, dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP: Më thirri Berisha në zyrë, u habita…

2023/10/22 at 1:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Për emërimet, urdhrat vinin nga Kryeministria”, dëshmia e ish-drejtoreshës së AKKP: Më thirri Berisha në zyrë, u habita…

Një tjetër dëshmi është zbardhur nga dosja e  SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për të cilën GJKKO caktoi masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe arrestoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Në dosje renditen disa nga dyshimet se si Berisha ka ndikuar në krijimin e kushteve për përfitimet e dhëndrit e tij në këtë pronë.

Në dosjen e SPAK jepet dëshmia e Justina Boriçit, ish-drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përgjatë gushtit të 2006-ës deri në qershor të 2007-ës.

Ajo në dëshminë e saj pohon se emërimet i vinin me urdhër të Kryeministrisë dhe drejtpërdrejtë nga Berisha, asokohe kryeministër.

“Në deklarimin e datës 26.09.2023 shtetasja Justina Boriçi, deklaron se “…Unë jam emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në muajin gusht 2006 deri më 27.06.2007…. Në muajin gusht të vitit 2006 më ka thirrur kryeministri Sali Berisha, i cili më ka bërë të ditur se isha emëruar si drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Unë kam qenë anëtare e Partisë Demokratike, kam qenë e organizuar, dhe nëpër mbledhje isha njohur edhe me kryeministrin Sali Berisha…. kryeministri e dinte se kush isha. Sqaroj se në korrik 2006 unë u emërova nga Ministria e Bujqësisë, drejtoreshë e Qendrës së Transformimit (QTTB) ku ishte bashkuar Instituti, Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Foragjerëve,…. Pas kësaj, pas një muaji, pra në gusht 2006, më kërkoi Sali Berisha. Më tha Ministri i Bujqësisë Emin Gjana dhe më bëri me dije se më kërkonte kryeministri. Mua më erdhi pak e habitshme. E kam takuar kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e tij në Kryeministri dhe ai më bëri me dije se më kishte emëruar si drejtoreshë e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave…”. Shtetësja Justina Boriçi emëron më pas drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, shtetasen Dhurata Hoxha (Çela), me urdhrin nr. 203 datë 09.10.2006. Në deklarimin e datës 26.09.2023, shtetasja Justina Boriçi deklaron se: “…Unë nuk e njihja Dhurata Hoxhën dhe emërimi i saj mesa më kujtohet ka ardhur me rekomandim por nuk më kujtohet se kush saktësisht e ka rekomanduar. Përgjithësisht rekomandimet vinin nga lart që mund të ishte zëvendës kryeministri, por në rastin konkret nuk di të jap një përgjigje të saktë…”. Gjithashtu nga shtetasja Justina Boriçi emërohen edhe punonjës të tjerë që kanë kryer veprime në përgatitjen dhe kthimin e pronës familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Kështu rezulton se shtetasi Altin Ceni ka filluar punë sipas urdhrit nr. 246 datë 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik. Me urdhrin nr. 248 date 01.11.2006 “Për emërim në detyrë” të drejtorit të përgjithshëm Justina Boriçi, rezulton se është emëruar në detyrën përgjegjëse në sektorin juridik shtetasja Tetis Lubonja.”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.

Ju sugjerojmë

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
Bota

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht, 2025 9:17 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën
Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump: SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

18 Gusht, 2025 7:52 pm
Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit
Bota

Zelensky në Zyrën Ovale falënderon Melanian Trump për letrën drejtuar Putinit

18 Gusht, 2025 7:43 pm
Zelensky mbërrin  në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump
Bota

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump

18 Gusht, 2025 7:24 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Qëllimi kryesor është paqja e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

18 Gusht, 2025 7:12 pm
Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025 6:59 pm
Para
Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Plagosi 2 persona nën efektin e drogës, lihet në burg 36-vjeçari në Korçë

Lufta Izrael-Hamas, 28 nobelistë thirrje për lirimin e të miturve të rrëmbyer

Lufta Izrael-Hamas, 28 nobelistë thirrje për lirimin e të miturve të rrëmbyer

40% më shumë garues në Maratonën 2023, shpallen fituesit

40% më shumë garues në Maratonën 2023, shpallen fituesit

TE FUNDIT

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
18 Gusht, 2025

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura që u zhvillua, si dhe pas fotos familjare me udhëheqësit evropianë, tashmë një tjetër...

Lexo më shumë

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
18 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderët evropianë dhe të NATO-s, menjëherë pas përfundimit të takimit...

Lexo më shumë

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
18 Gusht, 2025

Këto janë pamjet që zjarret kanë lënë pas në Delvinë dhe në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Mijëra hektarë pyje të...

Lexo më shumë

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
18 Gusht, 2025

14 turistë nga Franca dhe Gjermania mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme. Pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com