Manuel Locatelli është zyrtarisht futbollist i Juventusit.
Pas shumë tratativave bardhezinjtë ia dolën më në fund të bindin Sassuolon për të lënë Locatellin të firmosë.
Mësohet se për dy vite Locatelli do të jetë i huazuar tek Juventusi teksa në 2023 kontrata parashikon blerjen për 35 milion euro deri në vitin 2026.
Kujtojmë se Locatelli është ‘prodhim’ i Milanit derisa kuqezinjtë vendosën ta largojnë për tek Sassuolo. Në ekipin modest, italiani gjeti veten duke shkëlqyer më pas dhe në Euro 2020 me Italinë./Opinion.al