Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për cilën skuadër bëjnë tifo në Botëror politikanët shqiptarë?

2018/06/18 at 12:35 PM
në Rusi 2018, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Për cilën skuadër bëjnë tifo në Botëror politikanët shqiptarë?

Jemi në sezonin e futbollit, dhe padyshim vëmendja e gjithë botës është në Rusi. Kupa e Botës 2018, është kompeticioni që i ngujon të gjithë para ekranit, madje edhe ata të cilët nuk shohin futboll. Përjashtim nuk bëjnë as politikanët shqiptarë, të cilët këtë muaj kanë lënë pas disi njarjet dhe tensionet e një viti duke u relaksuar e emocionet që të jep futbolli. Opinion.al, ka kërkuar dhe ka pyetur disa prej politikanëve, për të mësuar se për cilat skuadra bëjnë tifozllik. Jeni kuriozë të dini se cilat janë skuadrat e zemrës së politikanëve tanë? Zbulojeni më poshtë:


Edi Rama – Kryeministri Edi Rama në fakt nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për Italinë. Ai është një tifoz i flaktë i kësaj skuadre, ndërsa këtë vit fatkeqësisht nuk arriti të ishte pjesë e Kupës së Botës. Nga postimet e shpeshta në profilin e tij, Rama duket se është ndjekës i rregullt i Botërorit, dhe në munges të skuadrës së tij, po meret me skuadrat e tjera, (si të gjithë tifozët e Italisë).

Lulzim Basha – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe pse nuk ka shfaqur ndonjë simpati publikisht bën tifo për skuadrën e Gjermanisë.

Taulant Balla – Deputeti socialist, në postimet e tij në Instagram, ka treguar se është një tifoz i Gjermanisë. Kjo në fakt është e kuptueshme pasi Balla është tifoz i Bayern Munchen.

Edi Paloka – Gjermania mesa duket ka shumë tifozë në radhët e politikës. Edhe deputeti demokrat Edi Paloka, është një tifoz i zjarrtë i skuadrës gjermane. Këtë nuk e ka fshehur edhe në postimet e tij të fundit në Facebook.

Enkelejd Alibeaj – Deputeti i Partisë Demokratike, është tifoz me Italinë. Duke qenë se Italia nuk është pjesë e këtij kompeticioni, ne e pyetëm zotin Alibeaj nëse mbështeste një skuadër tjetër, por ai u shpreh se jo.

Grida Duma – Deputetja bukuroshe e Partisë Demokratike, edhe pse nuk e ndjek futbollin, me modesti u shpreh për Opinion. al, se kishte një simpati për Spanjën. Grida tha se i pëlqente energjia e kësaj skuadra, si edhe vetë Spanja si një vend mesdhetar.

Silva Caka – Deputetja simpatike e LSI-së është tifoze me Italinë. Madje ajo e ndjek shumë futbollin, edhe në mungesë të skuadrës së saj të zemrës. E pyetur nga ne, se për cilën skuadër bën tifo, ajo u shpreh se mbështet Gjermaninë. Duket e çuditshme që një tifoz italian të mbështesi Gjermaninë, por Silva ka bashkëshortin me këtë skuadër, dhe sigurisht që do mbështesi njeriun që i ka marrë zemrën.

Ervin Salianji – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është tifoz me Brazilin. Siç u shpreh për Opinion.al, shkaku që u bë me këtë skuadër ishte 3-shja e famshme e futbollistëve Ronaldo, Rivaldo dhe Kaka, të cilët dihet që kanë shkruar historinë e kësaj skuadre. Salianji e mbështet Brazilin pasi e konsideron një skuadër të fortë, e cila dhuron emocion.

Oriola Pampuri – Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është tifoze e Italisë. Por ajo ka vendosur që në mungesë të skuadrës së saj të zemrës, të mbështesë Francën, një skuadër kjo e cila shihet si favorite këtë vit.

Opinion.al

 

Etiketa: politikanetifo


Ju sugjerojmë

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën
Sport

Presidenti Ceferin: Federata shqiptare në UEFA, efiçente, futbolli mbi politikën

15 Shtator, 2025 2:37 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Para
Kujdes! Pamje shqetësuese/ Nxirret një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

Kujdes! Pamje shqetësuese/ Nxirret një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

Arsyet pse meshkujt i pëlqejnë brunet

Arsyet pse meshkujt i pëlqejnë brunet

FOTO/ Burri e masakron me sqepar, Antoneta Myrtaj: Kam frikë për jetën

FOTO/ Burri e masakron me sqepar, Antoneta Myrtaj: Kam frikë për jetën
















TE FUNDIT

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com