-Teknologji

Për çfarë na ndihmon ndryshimi i rradhës në WhatsApp


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 23/01/20 |
el ida

WhatsApp është platforma e radhës që do të ketë të disponueshëm opsionin Dark Mode, që errëson pamjen.

Përpos ndryshimit të pamjes, ky opsion e bën më të lehtë përdorimin e aplikacioneve në errësirë, përmirëson baterinë në pajisjet me ekranet OLED dhe është me qetësues për sytë.

Kompania njoftoi se për momentin, Dark Mode mund të aktivizohet në sistemet Android Beta 2.20.13, në “Battery Saver Settings”.

Nuk dihet ende nëse opsioni do të jetë i pranishëm edhe në iOS, megjithatë duke parë popullaritetin, mendohet se do të adaptohet shumë shpejt në të gjitha sistemet.

Ky opsion rezultoi i suksesshëm pasi u prezantua pak kohë më parë nga Facebook./Opinion.al

Pas