Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Për çfarë e duam BE-në, ne po ikim pa pasaporta”/ Rama-komentuesit: Po të interesoheshe pak më shumë për BE-në, nuk do t’i biesh kaq sprapthi…

2025/04/05 at 6:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Për çfarë e duam BE-në, ne po ikim pa pasaporta”/ Rama-komentuesit: Po të interesoheshe pak më shumë për BE-në, nuk do t’i biesh kaq sprapthi…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën “Sy m’sy”, i cili i thotë se nuk ka çfarë i duhet Bashkimi Europian, pasi po ikin edhe me pasaportë shqiptare.

Rama iu përgjigj këtij qytetari duke thënë se pasaporta e BE nuk duhet për të ikur, por për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë europian.

Sipas tij, kush e lidh largimin e njerëzve me qeverinë e PS, ose është kundërshtar, ose është shumë i keqkuptuar.

Më tej ai ftoi komentuesin dhe të gjithë qytetarët t’i bashkohen Partisë Socialiste dhe të votojnë alternativën e saj më 11 maj, për Shqipërinë në BE.

“I dashur Kristi, kur thua “mor piktor”, e thua për të treguar që ke të drejtë, që mendon se nuk të duhet pasaporta europiane e Shqipërisë, meqë sipas teje ne po ikim pa pasaporta, apo…?! Por pasaporta europiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur ikën edhe me këtë që kemi, por pasaporta europiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin, dinjitetin e qytetarit të barabartë europian.

Dinjitetin e udhëtarit euriopian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE-së për ta pyetur me policë se ku po shkon. Dinjitetin e studentit europian, që kudo ku studion në Europë gëzon të drejta të barabarta me studentët që janë lindur dhe rritur në atë vend të Europës. Dinjitetin e punëmarrësit europian, që kudo ku punon në Europë, gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit e lindur dhe rritur në atë vend të Europës.

Të drejtën e njeriut të lirë, të barabartë, që gëzon të drejtën e çdo qytetari europian dhe çdo mundësi të ofruar nga rrjeti i solidaritetit europian. Pak janë këto? Tani të përçmosh punën e tjetrit është kollaj, por nuk të ndihmon të jetosh më mirë. Përkundrazi, gjyshja ime thoshte, ‘mllefi, e zeza e të zotit’!

Ndërkohë që unë besoj se po të interesoheshe pak më shumë për BE-në, dhe mbi impaktin e vendeve të BE-së, mbi qytetarët e popujve që kanë hyrë para nesh në atë familje, nuk do t’i bije kaq shkurt dhe kaq sprapthi. Edhe krijimi i kushteve më të favorshme të të rinjve që të investojnë në Shqipëri, siç kërkon ti, me hyrjen në BE bëhet më i lehtë sesa me qëndrimin jashtë BE-së.

Ndërsa kush e lidh ikjen e njerëzve me qeverisjen tonë, ose është kundërshtar, flet mbrapsht që të kapi ça të kapi. Ose është shumë i keqkuptuar. Dhe pastaj flet edhe mbrapsht, që të jetë i mirëkuptuar. Por këtë unë nuk e ndryshoj dot, ç’ka mund të ndryshojë dhe do ndryshojë është Shqipëria. Dhe këtë po e bëjmë ditë, e përditë, e përditë dhe ndaj Shqipëria sot nuk ka lidhje fare më atë që ishte.

Me të meta? Patjetër edhe me të meta. Me gabime? S’ka asnjë dyshim! Ama me zemër dhe me përpjekje të pandalshme. Ndaj të ftoj të në bashkohesh edhe ti i dashur Kristi, pavarësisht pengesave që sheh përpara. Pavarësisht se dikush apo disa mund të të prishin qejfin, për të ta thënë kështu, të bashkohesh jo për mua, po për veten, për Shqipërinë në BE. Ndaj voto ‘5’-ën Kristi, pa asnjë pishman fare! E vetmja gjë me vlerë që mund të bësh te kutia e votimit më 11 maj është të votosh PS dhe mua.

Ta përsëris përtej të gjitha vërejtjeve, kritikave, mospëlqimeve legjitime që mund të kesh, sepse vetëm unë dhe PS, së bashku me ty dhe shumicën e shqiptarëve, mund ta bëjmë këtë kapërcim epokal, historik për Shqipërinë, dhe ta ulim Shqipërinë në tryezën e përbashkët të familjes europiane, si të barabartë mes të barabartëve. Ëndërr e vjetër dhe amanet po kaq i vjetër”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha nga Malësia e Madhe: A ka keqpërdorim më të madh

“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha nga Malësia e Madhe: A ka keqpërdorim më të madh

Fushë-Krujë/ Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme katër vajza të mitura, vihet në pranga 41-vjeçari

Automjeti përplas këmbësoren në Korçë, 65-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha nga Malësia e Madhe: A ka keqpërdorim më të madh

Berisha: Deri në Surrel shkoi Salmonela, Rama u tha mjekëve se…

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com