Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për 9 ditë që kaloi afati i pagesës së taksës së makinës, pagoi vitin 2 herë

2025/02/06 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Për 9 ditë që kaloi afati i pagesës së taksës së makinës, pagoi vitin 2 herë

Arben Gosturani tregon se në datën 22 Dhjetor 2024 kishte ditën për të paguar taksat e makinës, por nuk mundi të shkojë për shkak të disa problemeve.


“Përshëndetje jam Arben Gosturani, kam një automjet dhe kam pasur probleme me pagesën. Në vitin 2024, më 22 Dhjetor kam pasur për të bërë pagesën e taksave dhe nuk kam shkuar për arsye të ndryshme. Shkova më 10 Janar 2025. Dhe në Janar më thonë që paguash dyfish taksa. Taksat që kisha për të paguar 231 mijë Lekë të vjetra dhe më thanë që do të paguash dhe të tjera. Kjo është pagesa për vitin 2025 dhe më thonë që duhet të paguash dhe për një taksë tjetër sepse të ka kaluar viti dhe sistemi. Po paguaj dy herë vitin 2025, sepse nuk e kam paguar më 22 Dhjetor, por më 10 Janar të vitit 2025. Një pagesë e kam kryer, kurse tjetrën jo sepse nuk isha përgatitur. Jam drejtuar tek “Stop” sepse nuk kam gjetur asnjë rrugëdalje tjetër që nga roja atje, e të gjithë më thonë që e ka fajin sistemi. Si puna ime ka edhe të tjerë që duhet të paguajnë taksat. Jo vetëm që janë rritur, por edhe duhen paguar dyfish”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

U paraqit më 10 Janar 2025 dhe i thanë se duhet ta paguante dyfish për shkak të 9 ditëve që kishin kaluar. “Stop” shkoi tek zyra e pagesave.

Qytetari: I kanë mbaruar plakut në 22 Dhjetor taksat dhe i ka paguar në datën 5-së.

Informacioni: Janar?

Qytetari: Po!

Informacioni: Ka paguar 24-ën, që duhet ta paguante në Dhjetor dhe 25-ën që jemi tani sepse kur kalon dhjetorin, hyn automatikisht edhe vitin tjetër.

Qytetari: Për 9 ditë paguan 24-ën? Po se 9 ditë i bien ato.

Informacioni: S’i bien 9 ditë.

Qytetari: 22 Dhjetor me…

Informacioni: Në Dhjetor të 2023-shit ke paguar Janar – Dhjetor ’23.

Qytetari: Po!

Informacioni: Se taksa është vjetore nuk është… Vetëm për 9 ditët e dhjetorit. Ke paguar 24-ën e vitit të kaluar Janar – Dhjetor 24, 12-muaj dhe Janar – Dhjetor 25. 12 muaj të tjerë. Në total 2 vite dhe ke të drejtë, që në janarin e vitit, që vjen do paguash janar-dhjetor ’26. 1 Janar vitit, që i përket deri në 31 Dhjetor vitit, që i përket.

Qytetari: Po ta paguaja unë për shembull në datën 22 deri në 22 dhjetor prapë…

Informacioni: Ishe pa taksa të paguara, por me taksa të vlefshme për qarkullim. Pra, ti kishe të drejtë, që 25-ën ta paguaje në dhjetor, po ishte prapë e papaguar 25-sa, kurse tani e ke të paguar dhe të vlefshme për qarkullim dhe 26 e paguan në janar. Ky është ndryshimi.

Pano Soko ekspert ekonomie shpjegon se taksat parapaguhen dhe nuk mund të jenë për vitin paraardhës. Nëse viti kalendarik quhet nga Janari deri në Dhjetor, nuk ka asnjë kuptim që të paguhet taksa për një vit që ka kaluar.

“Taksa e regjistrimit është një kuotë vjetore që paguan çdo përdorues mjeti një herë në vit dhe në këmbim merr një leje nga shteti për të përdorur rrugët e veta. Pra taksa e regjistrimit nuk është një shumë që regjistrohet pa një qëllim sepse para shtetit dëmi që shkakton ti tek rrugët duhet riparuar dhe për këto para shteti merr taksën e regjistrimit. Tani nëse ti e ble një herë taksën e regjistrimit për një vit kalendarik, për 365 ditë nuk ka rëndësi dita se kur fillon dhe kur mbaron viti. Sa herë që ti paguan taksën e regjistrimit që nga ai moment ke të drejtë që për 365 ditë ke të drejtë që të përdorësh rrugën e Republikës së Shqipërisë. Për të gjithë periudhën që ti nuk ke paguar, ka njerëz që vonohen përshembull, vonohen në taksën e regjistrimit, ka kuota gjobe, por kurrë nuk bëhet taksa aq më tepër me përshtatjen e vitit kalendarik. Është pa sens përshtatja me vitin kalendarik. Çdo njeri ble biletën për të përdorur rrugët e vendit për 365 ditë, duke paguar shumën e caktuar në shtet siç e ka përcaktuar shteti. Çdo manovër përtej këtij qëllimi ligjor për të cilin është vendosur taksa është në shkelje të të drejtave dhe duhet patjetër të refuzohet apo kundërshtohet. Si çdo biletë tjetër, përshembull kur shkon në stadium ti paguan biletën për një ndeshje që do të fillojë, jo për ndeshjen që ka mbaruar, pra ti ble biletën nga minuta e parë deri në minutën e 90-të për të parë ndeshjen që po vjen jo atë ndeshje që ka mbaruar. E njëjta gjë edhe bileta që blihet për përdorimin e rrugëve, taksa e regjistrimit është një tip bilete”, sqaroi eksperti Pano Soko./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

23 Dhjetor, 2025 1:12 pm
Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
Bota

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Kronikë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

23 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Para
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, rrëfimi prekës i motrës në “Opinion”: Mjekët e neglizhuan, dua drejtësi!

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, rrëfimi prekës i motrës në “Opinion”: Mjekët e neglizhuan, dua drejtësi!

Motra e Leos: E mbajtën 7 orë, mjekët na thonin që është mirë

Motra e Leos: E mbajtën 7 orë, mjekët na thonin që është mirë

Arrestimi i ish-deputetit të PS, Bardhi: Vërteton që Rama është marr peng nga bandat

Bardhi: Jemi shumë vonë me procesin e primareve brenda partisë
















TE FUNDIT

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
23 Dhjetor, 2025

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një...

Lexo më shumë

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
23 Dhjetor, 2025

Seks, gënjeshtra dhe marrëdhënie me njerëz të fuqishëm. Ndërsa Amerika përqendrohet te përmbajtja e “dosjeve Epstein” të reja të publikuara...

Lexo më shumë

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
23 Dhjetor, 2025

Rriten sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës pasi, gati një vit pas kërcënimeve të para për aneksimin e...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
23 Dhjetor, 2025

Kërkesa e Partisë Demokratike për të mbledhur këtë të martë Këshillin e Imunitetit e për t’i hapur rrugë votimit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com