Aktualitet

“Për 10 ditë jam jashtë”.Kërcënoi gardianin, gjykata liron Saimir Gjepalin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 11/06/20 |
Al Do

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për Saimir Gjepalin, që u arrestua në vitin 2018  gjatë operacionin Vol-Vo 4 , si pjesë e grupit Avdylaj të Shijakut, të akuzuar për laboratorin e heroinës në Has.

Ndaj Gjepalit ishte vendosur masa “arrest me burg” por Gjyqtari Vladimir Skënderi  ka pranuar kërkesën e tij duke e nxjerrë në detyrim paraqitje.

Rreth 20 ditë më parë në paraburgimin ku ndodhej Saimir Gjepali, Hajri Seferi, Astrit Avdyli dhe Altin Avdyli ndodhi një përplasje me gardianët të cilët ushtruan kontroll në qelinë e tyre ku gjetën edhe një celular.

Ata nuk e kanë pritur mirë kontrollin, dhe gjatë këtij momenti, sipas dosjes gjyqsore, kanë kundërshtuar me forcë policinë.

LEXO EDHE – FOTO/ “Do t’ju vrasim e presim”, sherri Avdylajve me policët në burg

Në dosjen gjyqsore thuhet se askush nuk mori përsipër të thoshte se kujt i përkiste celulari por u pretendua se ai mbahej nga pastruesi i qelisë. Saimir Gjipali ka këmbënugulur që të thirret pastruesi që të marrë përsipër autorsinë e celularit por është ndaluar.

Të njohim, do të vrasim, do të qërojmë, do të heqim qafe. Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”, janë disa nga kërcënimet ndaj policëve në burgun e sigurisë së lartë.

Gjepali së bashku me Hekuran Hoxhën, të njohur ndryshe si “Roni i Shijakut” së bashku biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) akuzohen për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has./ Opinion.al

Pas