Një plagosje me armë zjarri është raportuar në Peqin. Pas hetimeve policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Mësohet se një 41-vjeçar është plagosur në këmbë pas një konflikti të castit.
Autori i dyshuar një 26 vjeçar është në kërkim nga policia.
Ndërkohë 41-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.