Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Galush të Peqinit. Një 20-vjeçar, i quajtur Roland Lleshi është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune aksidentalisht nga vëllai më i vogël 14-vjeçar.
Policia thotë se dy vëllezërit kanë qenë me bagëtitë, kur vëllai i vogël ka shkrepur pa dashje armën duke vrarë 20-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al