Aktualitet

Përplasje me Manjën në kuvend/Spaho tek autoriteti i dosjeve kërkon të verifikohet sërish



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 06/10/22 |
el ida

Edmond Spaho i është drejtuar autoritetit të dosjeve pas përplasjeve me ministrin Ulsi Manja sot në kuvend.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Spaho bën të ditur se ka kërkuar nga autoriteti hetim të thelluar të aktivitetit të tij para vitit 1990 dhe se ka hequr dorë nga verifikimet e mëparshme të kryera ndaj tij si politikan.

Statusi i plotë

Sot ne Parlament Ulsi Manja ne menyre tipike si te ishte sigurims i vjeter, me provokoi duke me thene qe po je burre voto ligjin e hapjes se dosjeve.

Ne pergjigjen time i thashe qe:

Ky eshte nje provokim i ulet dhe i rende. Ne fuksionet qe kam pasur duke filluar nga viti 1993 si Minister Turizmi dhe me pas si Deputet nga viti 2005 e deri me sot, nga te cilat kater vjet si Nenkryetar Kuvendi, jam verifikuar disa here dhe jam i paster.

Ne vitin 2008 kam votuar si deputet ligjin e dekomunistizimit dhe hapjen e plote te dosjeve. Kete ligj PS e hodhi poshte ne Gjykaten Kushtetuese. Ne vitin 2015, PD, ku une isha nje nga drejtuesit e saj, e riparaqiti kete ligj por PS perseri e hodhi poshte. PD e ka riparaqitur ligjin serish kete jave dhe une jam nje nga firmetaret.

Juve, Ulsi, ligji nuk ju duhet per te hapur dosjet por per te hedhur balte mbi njerezit dhe ti fusni te gjithe ne nje thes.

Po diten e sotme u paraqita ne Autoritetin e Dosjeve dhe kerkova:

  1. Hetim te thelluar te aktivitetit tim para vitit 1990 dhe marrjen e dokumentit te pastertise se figures.
  2. Hoqa dore nga verfikimet e mepareshme te cilat jane bere gjate gjithe karrieres sime si politikan dhe kerkova verifikim te ri.
  3. Kerkova hetim te pershpejtuar.

Bashkelidhur po publikoj kerkesen dhe formularin qe dorezova ne Autoritetin e Dosjeve.

Qesh mire kush qesh i fundit.

 

Pas