Paqartësi mbi të ardhmen e Pep Guardiolës. Kur të gjithë skenarët tregonin largimin e spanjollit nga Manchester City, një tjetër pistë ka dalë në dritë.
Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, Guardiola mund të zgjasë marrëveshjen me gjigantin e Premier League.
Nëse ky opsion do të realizoj, Guardiola do të përjetonte një cikël 10-vjeçar, teksa kontrata do skadonte në Qershorin e vitit 2026.
Një mundësi që nuk duhet përjashtuar, sidomos pasi Federata Angleze zyrtarizoi nënshkrimin e gjermanit Tomas Tuhel si trajner i ri i kombëtares.
Emri i spanjollit është lakuar shpesh edhe për të marrë drejtimin e Brazilit, por së fundmi, Presidenti i Federatës “Seleçao” e ka mohuar diçka të tillë duke shuar zërat e akordit me 52-vjeçarin.
Që prej vitit 2016 kur firmosi me Manchester Cityt, Pep Guardiola ka fituar thuajse gjithçka, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit ka pësuar humbje, diçka që ndodh për herë të parë në epokën e spanjollit.
Kjo ka lëkundur jo pak pozitat e trajnerit, që gjithsesi duket se është i destinuar për të qëndruar gjatë në Manchester.
Klan News