Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pentagoni paralajmëron pasoja tragjike, nëse Moska i shmanget diplomacisë

2022/01/30 at 9:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pentagoni paralajmëron pasoja tragjike, nëse Moska i shmanget diplomacisë

Zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë paralajmëruan se Rusia do të ‘mbjellë’ një rrugë të përgjakshme e shkatërrimi për të gjitha palët, nëse vendos t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, duke përdorur forcën ushtarake.


Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Mark Milley lëshoi një paralajmërim të prerë të premten gjatë një konference të rrallë shtypi në Pentagon me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin. Milley-Austin këmbëngulën se tragjedia mund të shmangej nëse Moska do të ishte e gatshme të tërhiqej.

“Duke pasur parasysh llojin e forcave që janë grumbulluar, forcat e manovrimit tokësor, artilerinë, raketat balistike, forcat ajrore, nëse të gjitha këto bashkë do të lëshoheshin në Ukrainë, pasojat do të ishin të mëdha”, u tha gjenerali Milley gazetarëve.

“Do të rezultonte në një numër të konsiderueshëm viktimash. Dhe e merrni me mend se çfarë do të sillte kjo në zonat e dendura urbane. Do të ishte diçka e tmerrshme, gjë që nuk është e nevojshme të ndodhë’, tha ai.

Paralajmërimi i SHBA-së të premten vjen pasi përplasja mes Rusisë dhe Ukrainës duket se ka mbërritur në një pikë delikate.

Më vonë të premten, Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve se do të rriste praninë ushtarake amerikane që do të operojnë me trupat e NATO-s në Evropën Lindore.

“Do të dërgoj trupa në Evropën Lindore dhe vendet e NATO-s, brenda një kohe të shkurtër“, tha zoti Biden pas kthimit në Uashington nga një vizitë në Pensilvani.

Telfonata Putin-Macron

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane paralajmëruan se Rusia kishte grumbulluar një fuqi të mjaftueshme ushtarake për të nisur një pushtim në shkallë të plotë dhe në çdo kohë të Ukrainës. Më herët Presidenti rus Vladimir Putin këmbënguli në një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron se Perëndimi kishte dështuar të trajtonte në mënyrë adekuate shqetësimet e Moskës lidhur me sigurinë.

Kremlini tha se zoti Putin i tha zotit Macron se përgjigjet më të fundit diplomatike të Perëndimit nuk morën parasysh shqetësimet e Rusisë lidhur me zgjerimin e NATO-s, apo ndalimin e dislokimit të trupave të aleancës pranë kufirit me Rusinë dhe largimin e tyre nga Evropa Lindore.

Në një tjetër reagim, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të premten se Rusia nuk dëshiron luftë me Ukrainën, por do të mbronte interesat e saj kundër Perëndimit nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Por sekretari amerikan i Mbrojtjes u tha gazetarëve në Pentagon të premten se askush nuk ka bërë asgjë për ta detyruar Rusinë të rrethojë Ukrainën me më shumë se 100,000 trupa.

“Nuk ka patur asnjë provokim që i bëri ata të dislokonin forca“, tha zoti Austin të premten në Pentagon. Ai kritikoi Moskën për një valë të re fushatash dezinformuese.

“Ajo që po shohim është se mediat shtetërore ruse flasin aktualisht për aktivitet të supozuar në Ukrainën lindore. Këto janë taktika të Rusisë dhe ata nuk na e hedhin dot”. tha ai.

Zoti Austin tha gjithashtu se shfaqja e forcës nga ana e Moskës është joproduktive.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë se vazhdojnë të kenë shpresë se diplomacia mund të mbizotërojë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, duke folur me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se komentet si ato të së premtes nga Ministri i Jashtëm rus Lavrov janë një shenjë pozitive.

“Ne e mirëpresim mesazhin”, tha ai. “Ne duhet ta shohim atë të mbështetur nga një veprim i shpejtë“.

Zyrtari shtoi se takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet ditën e hënë lidhur me Ukrainën do të jetë “një mundësi për Rusinë që të shpjegojë se çfarë po bën. Ai tha se SHBA do të shkojë e përgatitur për të dëgjuar./VOA

 

Etiketa: moskapentagonirusiaukraine


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Nga “fast food” në klinikë dentare, policia kap turkun dhe shqiptaren

Nga “fast food” në klinikë dentare, policia kap turkun dhe shqiptaren

Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen "toksike" në internet

6 Marsi/ Primaret për të zgjedhur kandidatët, reagon Berisha

6 Marsi/ Primaret për të zgjedhur kandidatët, reagon Berisha
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}