Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pentagoni: Grupet militante nga Afganistani, rrezik për SHBA-në

2021/06/17 at 6:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pentagoni: Grupet militante nga Afganistani, rrezik për SHBA-në

Për dy vjet, grupet militante ndërkombëtare, siç është Al-Kaida, mund të paraqesin rrezik për tokën amerikane dhe aleatët e SHBA-së.

“Mbase do të duheshin dy vjet që ata të zhvillonin këtë aftësi”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Mark Milley, tha se edhe ai pajtohet me këtë afat, por për momentin ekziston një rrezik mesatar.

“Ky rrezik padyshim se do të rritej nëse do të ketë një kolaps të qeverisë afgane, ose një shpërbërje të forcave afgane të sigurisë”, tha Milley.

Dhuna është rritur ndjeshëm në të gjithë Afganistanin që kur Shtetet e Bashkuara në muajin prill njoftuan planet për të tërhequr të gjitha trupat e tyre deri më 11 shtator. Nga Afganistani do të tërhiqen, përmes një procesi të koordinuar, edhe forcat e NATO-s.

Ekzistojnë shqetësime se pas tërheqjes së forcave të huaja, forcat e sigurisë së Afganistanit nuk do të jenë në gjendje të mbajnë sigurinë. Kryengritësit talibanë po luftojnë trupat qeveritare në 26 nga 34 provincat e Afganistanit, thonë zyrtarët e qeverisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pas samitit të NATO-s më 14 qershor, ka thënë se ekziston pajtueshmëri e fuqishme në mesin e liderëve të NATO-s, sa i takon Afganistanit.

“Trupat tanë po kthehen në shtëpi, mirëpo ne jemi pajtuar që përkushtimi ynë diplomatik, ekonomik dhe humanitar për popullin afgan dhe mbështetjen tonë për forcat e sigurisë afgane do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Zyrtarë të lartë afganë thonë se talibanët po përdorin forcë në përpjekje për të fituar territor derisa trupat e huaja po tërhiqen. Talibanët kanë zhvilluar një kryengritje dy dekadëshe që kur u dëbuan nga pushteti nga trupat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001.

Anëtarët e aleancës së mbështetur nga SHBA-ja ranë dakord në muajin prill për të përfunduar misionin e tyre me 9.600 njerëz në Afganistan, pasi presidenti amerikan, Joe Biden bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Uashingtonit, e cila filloi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.

Etiketa: afganistanpentagonishba

Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
COVID-19 në Itali, 37 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Itali, 37 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19/ Udhëtimet brenda Europës, Italia miraton pasaportën “jeshile”

COVID-19/ Udhëtimet brenda Europës, Italia miraton pasaportën “jeshile”

Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës së vaksinimit nga BE

Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës së vaksinimit nga BE

TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com