Bota

Pentagoni: Forcat ruse po përpiqen të afrohen më afër Kievit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 28/02/22 |
Opi Nion

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen të afrohen më pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, por ende janë jashtë qendrës së tij.

“Qartësisht ne vazhdojmë të shohim se forcat ruse po përpiqen të afrohen drejt qendrës së Kievit nga toka,” Kirby gjatë një konference në Pentagon të hënën. “Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit dhe, ajo që dimë qartë, është se ata kanë synime të hyjnë brenda në kryeqytet.”

Ukrainasit po “rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit”, shtoi Kirby.

Kirby nuk dha detaje konkrete për një autokolonë ruse që është parë në imazhet satelitore që është nisur për në Kiev, por ai tha se “duket qartë, thjesht në mënyrë anekdotike, si vetëm një pjesë e dëshirës së tyre për të vazhduar lëvizjen në kryeqytet”.

Pas