Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pengu i Obamës, ja çfarë tha në fjalimin e fundit në Kongres

2016/01/13 at 9:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pengu i Obamës, ja çfarë tha në fjalimin e fundit në Kongres

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka përshëndetur fuqinë ekonomike e ushtarake si dhe lidershipin amerikan, por ka paralajmëruar kundër bërjes së Shteteve të Bashkuara “polic të botës” në kuptim të ndryshimit të rendit botëror.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kombi më i fuqishëm në botë. Madje është shumë larg. Ne shpenzojmë për ushtrinë tonë më shume se tetë kombet e tjera së bashku. Trupat tanë janë luftëtarët më të mirë në historinë e botës. Asnjë komb nuk na sulmon neve ose aleatët tanë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ngase e dijnë se ajo është rruga drejt shkatërrimit”.

“Sondazhet tregojnë se qëndrimi ynë në botë është më i lartë sesa kur unë jam zgjedhur në këtë detyrë , dhe kur ka të bëjë me çdo çështje të rëndësishme ndërkombëtare, banorët e botës nuk e thërrasin Pekinin apo Moskën – ata na thërrasin neve”, ka thënë Obama duke e veçuar fuqinë amerikane krahas asaj të Rusisë dhe Kinës.

Duke folur të martën mbrëma gjatë adresimit të tij të fundit para kombit, Obama është përpjekur t’i demaskojë disa retorika të zjarrta që kanë karakterizuar fushatën zgjedhore para zgjedhjes së tij.

Si pasardhës i George W. Bush, ai ishte i hapur në përdorimin e gjuhës kur ka folur për luftën amerikane ndaj terrorizmit.

“Nëse keni dyshim në përkushtimin e Amerikës – ose timin për të parë se drejtësi ka pasur, pyesni Osama Bin Ladenin”, ka thënë Obama. “Kur ju vini pas amerikanëve, ne shkojmë pas jush. Kjo mund të marr kohë, por ne kemi memorie të madhe dhe arritjet tona nuk kanë kufij”.

Fjalimi vjetor para Kongresit ishte i fundit për zotin Obama në cilësinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ishte një mundësi për t’i përmbledhur arritjet, e shmangur kritikat gjatë udhëheqjes së tij.

Teksa i ka përmendur disa sfida ndërkombëtare që kanë ndikuar në ndryshimet globale, presidenti amerikan e ka përmendur sëmundjen Ebola në Afrikë, paktin tregtar në Azinë Lindore, luftën e Ukrainës dhe të Rusisë si dhe dobësimin e thellë të Irakut dhe Afganistanit.

“E di që kjo është një kohë e rrezikshme. Por, nuk është për shkak të zvogëlimit të fuqisë amerikane ose kanosjes nga ndonjë superfuqi. Në botën e sotme, ne jemi të kërcënuar më pak nga perandoritë e këqija dhe më shumë nga shtetet e dështuara”, ka thënë Obama para audiencës ku ishin të pranishëm ligjvënës të zgjedhur, sekretarë kabineti e gjykatës të Gjykatës Supreme.

“Ka një qasje më të mençur, një strategji e durueshme dhe e disciplinuar, që vë në funksion çdo element të fuqisë sonë kombëtare”, tha Obama.

“Kjo do të thotë se Amerika do të veprojë gjithmonë, e vetme nëse është nevoja, që t’i mbrojmë njerëzit dhe aleatët tanë”.

“Por në aspekt të interesit global, ne do ta mobilizojmë botën për të punuar me ne në mënyrë që t’ bëjmë të sigurta vendet e tjera që ta mbajnë vet peshën që kanë. Kjo është qasja jonë rreth konfliktit”, tha ai.

Fjalimi i presidenti është mbajtur vetëm disa orë pasi Departamenti i Mbrojtjes ka konifirmuar se dy anije detare amerikane janë kapur nga forcat iraniane.

Përpara fjalimit të presidentit, zyrtarët amerikanë janë munduar që ta minimizojnë këtë çështje duke thënë se dhjetë marinarët e arrestuar do të lirohen së shpejti.

Obama nuk e ka përmendur incidentin. Në vend se t’i përmente kritikat ndaj Iranit ai e ka përmendur marrëveshjen historike në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për programin bërthamor të Iranit.

“Kjo është arsyeja pse e kemi krijuar një koalicion global, me sanksione dhe diplomaci parimore, për ta parandaluar programin bërthamor të Iranit”.

“Teksa ne flasim, Irani ka hequr dorë nga programi bërthamor duke e larguar atë nga rezervat e uraniumit dhe me këtë bota e ka shmangur një luftë tjetër”,ka thënë Obama.

Presidenti amerikan i ka quajtur radikalë luftëtarët e grupit Shteti Islamik të cilët kanë konfiskuar territor në Siri dhe Irak. Sipas tij ata janë “vrasës dhe fanatikë të cilët duhet të çrrënjosen, zhduken e shkatërrorhen”.

Obama ka thënë se dhuna e tyre ndaj civilëve duhet të ndalet.

“Por, ata nuk kërcënojnë ekzistencën tonë kombëtare”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë një rezolutë sipas së cilës autorizohen forcat ushtarake në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Në qoftë se ky Kongres dëshiron seriozisht ta fitojë këtë luftë dhe dëshiron ta dërgojë një mesazh tek trupat tanë dhe bota, ju përfundimisht duhet ta autorizoni përdorimin e forcës ushtarake kundër ISIL”, ka thënë Obama.

“Votojeni”, ka bërë thirrje ai.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se një lloj rezulute si ajo që Kongresi e ka miratuar pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, do ta fuqizonte strategjinë ushtarake amerikane në luftën aktuale ndaj terrorizmit.



Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Para
Një domethënie historike dhe simbolike e sulmeve të Stambollit

Një domethënie historike dhe simbolike e sulmeve të Stambollit

Të vërtetat dhe mitet mbi ISIS, kush është realisht?

Ja sa i paguan ISIS shqiptarët që rekrutojnë luftëtarë për në Siri

Kush e lëndoi Flori Mumajesin?!

Kush e lëndoi Flori Mumajesin?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com