Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pengmarrja për borxhin 4 mijë euro, i arrestuari dhe ‘viktima’ befasojnë me deklaratat në Polici

2017/08/16 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabiten dy pushues kosovarë në Vlorë, u merren bizhuteritë e kushtueshme

Një borxh i pakthyer prej 4 000 mijë eurosh është bërë shkak për një pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, ku huadhënësi dhe huamarrësi kishin lënë takim për shlyerjen e detyrimit financiar. Por, pas debateve situata është përshkallëzuar. Policia e Shkodrës bën të ditur se autori i akuzuar për pengmarrje quhet Dodë Gjikolaj, ndërsa personi i marrë peng është Pjetër Narkaj.

38-vjeçari Gjikolaj, pasi nuk ka marrë atë që priste në takimin e lënë mbrëmjen e së hënës në Velipojë, shumën e parave prej 4 mijë eurosh, ka detyruar Narkajn duke i vënë pistoletën në kokë që të hyjë me forcë në makinën e tij, një makinë tip “Smart”, me targë Aa 681 BF. Më pas, ata kanë udhëtuar nga Velipoja drejt një banese në periferi të Shkodrës. Kanë qenë familjarët e Pjetër Narkajt të cilët i kanë telefonuar policisë, pasi ai nuk u përgjigjej në telefon. Të vetëdijshëm për borxhin që i kishte 38-vjeçarit, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë. Pas njoftimit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa orësh, ka arritur që të ndalojë dy personat në fjalë në një banesë në periferi të qytetit të Shkodrës, ku ata kanë qëndruar për disa orë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar, pasi 31- vjeçari Narkaj nuk i ka kthyer borxhin.

I arrestuari

I akuzuari për pengmarrje, Dodë Gjikolaj, nuk e ka pranuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë Shkodër. Para efektivëve, 38-vjeçari u shpreh se ishin takuar për t’u marrë vesh për shlyerjen e borxhit. Këtij versioni i ka qëndruar edhe 31-vjeçari Pjetër Narkaj, i cili para policisë ka mohuar të jetë marrë peng për shkak të borxhit të pashlyer. Pavarësisht këtyre deklarimeve, 38-vjeçari Dodë Gjikolaj, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, do të akuzohet për pengmarrje, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Panorama

Ju sugjerojmë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
Sfungjeri i enëve mban me miliona baktere. Ja sa shpesh duhet ta ndërroni?

Sfungjeri i enëve mban me miliona baktere. Ja sa shpesh duhet ta ndërroni?

Galaxy S8 i pakrahasueshëm me iPhone 8, ja veçoritë e Apple që do lënë në “baltë” Samsung

Ky aplikacion do të na ndihmojë të ruajmë internetin në telefonat tanë

Bin Laden ndërton super-hotelin, do të jetë më i madhi në botë!

Bin Laden ndërton super-hotelin, do të jetë më i madhi në botë!

TE FUNDIT

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
30 Qershor, 2025

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të...

Lexo më shumë

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
30 Qershor, 2025

Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi Ruse". Sipas kritikëve, ajo përdoret për propagandë për Rusinë e Putinit. Gjermania...

Lexo më shumë

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
30 Qershor, 2025

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com