Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pendohu qen!”/ Veliaj reagon nga burgu: S’paskam shfaqur pendesë? Unë ende s’kam akuzë!

2025/03/05 at 12:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pendohu qen!”/ Veliaj reagon nga burgu: S’paskam shfaqur pendesë? Unë ende s’kam akuzë!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, teksa thotë se po mbahet i burgosur pa akuza konkrete.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se nuk e pranon që personat që punojnë të mbahen të burgosur, ndërsa ata që kanë vrarë të jenë të lirë.

Ndër të tjera, ai konsideron qesharak faktin se nuk ka shfaqur pendesë, pasi sipas tij ende nuk ka një akuzë konkrete.

Reagimi i Erion Veliajt:

Pendohu qen!

Përshëndetje me mall për secilin prej jush e mirënjohje për mbështetjen.

Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin fëminor se duhet të rri në burg, se mos iki nga vendi kur jam kthyer 3 herë, dhe se mos prish provat kur, nga lodrat e fëmijëve tek statuset e Instagram-it janë në dorë të Olsit e Sametit.

Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem):

“Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”.

Po mor po, mos u habisni, e zeza mbi të bardhë!

Pra, Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri. Kurse ai që mbjell pemë, hap korsi biçikletash, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri.

Fiks stereotipi se po punove, luftove e le vepra që prodhojnë fitore të skuadrës tënde, do sulmohesh gjer në dorëzim, sa të thuash “s’ka fat i miri”.

Epo, unë këtë nuk e pranoj! E refuzoj me neveri. Ky s’mund të jetë një vend ku, kush vret është i lirë, e kush punon është në burg. Kjo nuk është drejtësi!

Dhe më qesharakja: S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!

Paçi një ditë të mbarë e plot mirësi.

Ju sugjerojmë

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Para
 Opinion – Çfarë ka për shqiptarët në arkivin e Stambollit? (4 Mars 2025) 

 Opinion – Çfarë ka për shqiptarët në arkivin e Stambollit? (4 Mars 2025) 

Qëlluan me armë drejt një makine dhe tentuan ta fshehin ngjarjen/ AMP arreston dy punonjës të policisë dhe shpall në kërkim një tjetër

Përplasi një person me makinë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet punonjësi i Policisë

Gjermania, jo në shkallën e duhur të aftësisë mbrojtëse si vend? Nisin diskutimet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Gjermania, jo në shkallën e duhur të aftësisë mbrojtëse si vend? Nisin diskutimet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

TE FUNDIT

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
10 Maj, 2025

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në...

Lexo më shumë

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
10 Maj, 2025

Pakistani ka mohuar akuzat e Indisë, duke thënë se nuk ka pasur shkelje të armëpushimit. Ministri i informacionit i vendit,...

Lexo më shumë

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com