Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pendesa e LSI/ Kryemadhi: Kur Rama shkarkoi Manjanin duhej rrëzuar Qeveria

2017/10/11 at 10:08 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se akuzat e bëra nga kryeministri Edi Rama në adresë të ish drejtuesve të kësaj force politike, kanë ardhur si rezultat për të faturuar dështimet e tij në qeverisje.


Në një intervistë për “Klan Plus”, Kryemadhi theksoi se ky është një sulm i papërgjegjshëm nga ana e tij, por në kohën kur ministri Ylli Manjani i kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për ç’kanabizimin e Shqipërisë dhe Rama e shkarkoi, LSI duhej të ishte shprehur më e fortë dhe më e qëndrueshme.

Sipas saj, Rama po mundohet t’i faturojë LSI-së dështimin e tij.

“Është një kryeministër i cili  mund ta kishte ndalur këtë lloj llumi . Gjithmonë zoti Rama është munduar të gjej difektet ose mosrealizimet e punës së  vet te partnerët ose te të tjerët . Meqënese zoti Rama i ka kërkuar fajtorët te kolegët kjo ishte dhe një nga arsyet që ne nuk pranuam të ishim më pjesë e llumit të Edi Ramës dhe keqqeverisjes”, u shprej ajo.

Kryemadhi u shpreh se LSI i njeh edhe vetes gabime gjatë bashkëpunimit me kryeministrin Edi Rama .

“Në kohën kur ministri Ylli Manjani i kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për ç’kanabizimin e Shqipërisë dhe Rama e shkarkoi, LSI duhej të ishte shprehur më e fortë dhe më e qëndrueshme. Për hir të marrëveshjes së saj me partitë politike, mori këto kosto për të qenë pjesë e kësaj bashkëqeverisjeje që ka pasur edhe gjëra të mira dhe jo vetëm të këqija”, tha Kryemadhi.

Ajo tregoi se gabimi më i madh i LSI-së është që ajo nuk reagoi në momentin kur e shihte që çdo ditë e më shumë policia po kapej nga krimi i organizuar.

“Për arsyen se sot është shumë e vështirë, jo vetëm për LSI-në dhe qeverinë, por ka dhe një kosto më të madhe për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Në lidhje me qëndrimet e PD-së ndaj LSI-së të cilët e quajnë ende në tranzicion, kryetarja e LSI-së, theksoi se personat që kanë artikuluar këtë kanë ose mungesë eksperience politike, o janë peng i marrëveshjes së 18 majit.

Sipas saj, ishte PD ajo që bëri korumin e PS-së që të kishte mundësi për të blerë dy këshilltarët e LSI-së apo dhe çështja e z.Ruçi.

Ajo u shpreh se LSI ka deklaruar se nuk do ta votojë Gramoz Ruçin dhe jo që do t’a votojmë kundra.

Për Kryemadhin, Ruçi nuk e meritonte të ishte kryetar i Kuvendit, jo si individ, por sepse karriget që përfaqësojnë deputetët e PS, janë karriget e blera me parat e krimit.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas saj, askush nuk mund të ndalojë bashkëpunimin; pasi LSI është e hapur për bashkëpunimin në luftën kundër krimit.

Pavarësisht kësaj, Kryemadhi theksoi se koalicioni më i rëndësishëm për LSI-në është në shërbim të shqiptarëve.

Burimi: Klan Plus 

 

 

 

 

Etiketa: kryemadhiLSIqeverisjarama duhej rrezuar


Ju sugjerojmë

Si e “humbi” Trump Indinë?
Bota

Si e “humbi” Trump Indinë?

6 Dhjetor, 2025 9:10 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për sot

6 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

6 Dhjetor, 2025 7:43 am
Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Para
VIDEO/ Blendi Fevziu: Nuk kam prova që Basha është i kapur, por që është i vonuar po

VIDEO/ Blendi Fevziu: Nuk kam prova që Basha është i kapur, por që është i vonuar po

Video/ Hasimja: Kam ikur i neveritur nga Universiteti Publik

Video/ Hasimja: Kam ikur i neveritur nga Universiteti Publik

Spanja 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë

Spanja 5 ditë kohë Katalonjës për të ndarë mendjen për pavarësinë
















TE FUNDIT

Si e “humbi” Trump Indinë?

Si e “humbi” Trump Indinë?
6 Dhjetor, 2025

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Dhjetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
6 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve vetë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për orë të...

Lexo më shumë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com