Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pëllumbi, përgjigje batutave të Ramës: Të mos flasë për kohën kur vetë ishte në PD

2016/08/27 at 10:33 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Servet Pëllumbi u përgjigjet batutave të Ramës: Të mos flasë për kohën kur vetë ishte në PD

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, iu përgjigj dje batutave që kryetari i PS­së, Edi Rama, bëri për librin e tij “Përvoja ime në Partinë Socialiste”.


Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pëllumbi i kujton kryesocialistit se kur zhvilloheshin këto debate të brendshme në PS, ai ishte pjesë e Partisë Demokratike. Në darkën me të ftuarit specialë me rastin e 25­vjetorit të Partisë Socialiste kreu i saj nuk ka kursyer batutat edhe rreth librit të profesor Pëllumbit. Porosia e tij ishte që të mos shkruajë libër tjetër që, pasi sipas rrjedhës historike të kësaj partie, do të kishte protagonist vetë Edi Ramën. “Një dolli për profesor Servetin! Profesor Serveti ka shkruar një libër për PS­në. Uroj që mos shkruash librin e dytë dhe të tretë se te njëri prej tyre do të jem unë dhe nuk i dihet si do dal”, është shprehur Rama gjatë darkës. Por profesor Pëllumbi ka dhe një përgjigje për të gjithë kritikët e librit të tij, të cilët e cilësuan atë të njëanshëm, marksist dhe subjektiv. Profesor Pëllumbi, për librin tuaj të fundit, “Përvoja ime në Partinë Socialiste” (Ditar politik 1991­1996), kushtuar 25­ vjetorit të themelimit të PS­së, që u mirëprit nga lexues të shumtë, pati dhe disa kontestime nga radhët e atyre që kritikohen në të. Keni një koment për kritikat që ju keni marrë nga persona të cituar në të?

Me kënaqësi do t’i përgjigjem interesimit tuaj, sepse do të doja të falënderoja gazetën “Panorama”, që i bëri jehonë librit “Përvoja ime në Partinë Socialiste” (1991­1996) duke botuar disa ditë me radhë pjesë nga libri. Njëherësh, t’u shpreh mirënjohjen lexuesve, miqve dhe shokëve që morën pjesë në promovimin e librit në Akademinë e Shkencave, apo që më kanë kontaktuar a dërguar mesazhe vlerësuese për librin. Po për ata që kanë bërë kritika, madje të ashpra, a keni një reagim përmes gazetës sonë?

Për sa u takon disa kritikave, që u bënë pjesë e jehonës së librit, nuk kam ndërmend t’u përgjigjem, sepse them se “kritikët” mbase u nxituan me etiketimet e tyre emocionale, pa e lexuar dhe pa e kuptuar natyrën e librit të shkruar në formë ditari në vitet 1991­1996, kur unë bashkë me ta drejtuam në mënyrë kolegjiale PS­në. Për më tepër, në kushtet kur kryetari i Partisë, Fatos Nano, ishte i burgosur nga Berisha dhe thoshte se e drejtonte PSnë nga burgu. Kjo nuk mund të mos shoqërohej me probleme, me vështirësi, madje dhe me keqkuptime jo të pakta letërshkruesish, të cilat, shpesh, ai na i dërgonte “për filtrim”. Ndërkaq, në libër përshkruhen ngjarje, debate të atyre viteve të mbështetura në ballafaqime konkrete, në letra, dokumente dhe botime të kohës. Madje, të njohura prej tyre që në atë kohë, sepse u janë thënë në Kryesinë e Partisë. Prandaj, është për të ardhur keq që 2­3 nga “kritikët”, me etiketimet e përdorura ndaj meje, provuan se ruajnë e mbrojnë edhe sot, pas 20­25 vitesh, mllefet dhe qëndrimet e kritikuara me të drejtë vite më parë. Dhe, jo vetëm nga unë. Kjo, të paktën moralisht, nuk është aspak në anën e tyre. Megjithatë, dr. Sabit Brokaj, në një intervistë të gjatë konteston disa çështje konkrete që ju keni trajtuar.

A keni ndonjë koment për to, profesor?

Them që secili ka të drejtën të ketë këndvështrimin e vet për ngjarje apo qëndrime të caktuara të ndodhura 20­ 25 vjet më parë. Unë për to, mirë keq, kam shkruar në proces, mbështetur në fakte konkrete ditë pas dite. Kurse trajtimi nga këndvështrimi i sotëm apo nga ai i ndonjë qejfmbetjeje, nuk mund të mos përmbajë doza më të mëdha subjektivizmi… Për më tepër që në disa nga kritikat rreth librit “Përvoja ime në Partinë Socialiste (Toena, 2016), pati dhe diçka zbavitëse! Po përmend ndonjë prej tyre. Bie fjala, nga njëra anë pranohet që “X”­i ishte arrivist, nga ana tjetër thuhet se kjo s’qenka dhe aq e keqe, sepse “karrierizmi na bën të ecim përpara”; ose pranohet që “Mocioni Nano ishte gabim”, por “më tepër gabuan ata që e quajtën atë të gabuar se përçanë partinë”; Unë shpallem i “zhytur në marksizëm”, pastaj sillen të dhëna e autoritete të kohës që dëshmojnë për vlerat e Marksit që “studiohet në gjithë botën”. Më tej, pranohet që X anëtar kryesie bënte takime të fshehta me Berishën, dhe më pas e justifikon duke thënë “kjo është politika”! Nuk po zgjatem më tej. Këto janë të botuara, po ashtu, në gazetën tuaj. Për më tepër që autorin e këtyre kritikave vazhdoj ta konsideroj “mik të mirë”, pavarësisht nga diferencat e kundërshtitë e pjesshme të shumë viteve më parë.

Gjatë një darke festive me rastin e 25­vjetorit të PS, kryetari i saj, Edi Rama, nuk i kurseu batutat për librin dhe për personat e atakuar në të. Keni një koment për këto batuta? Zoti Rama do të bënte mirë të mos fliste për njerëz dhe ngjarje në Partinë Socialiste për kohën që vetë ishte në PD. Libri juaj nxiti një debat brenda Partisë Socialiste, kjo nuk mund të mohohet…

Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem me disa nënvizime: Së pari, faktin që linja kryesore e librit nuk janë debatet dhe kritikat me protagonistë të veçantë politikë brenda Partisë Socialiste, por lufta e përbashkët për reformimin e partisë, çështjet e strategjisë dhe taktikave të saj si opozita e parë që erdhi duke u rritur përmes vështirësive e presioneve të egra të pushtetit revanshist të“regjimit Berisha”. Është për të ardhur keq që “kritikët” e injorojnë këtë aspekt që përbën përmbajtjen kryesore të librit “Përvoja ime në Partinë Socialiste”; Së dyti, me botimin e këtij libri, që përmban këndvështrimin tim për politikën dhe veprimtarinë e PS­së gjatë viteve 1991­1996, nuk kam pretenduar as që të shkruaj historinë e PS­së dhe as që të them të vërteta absolute, sepse e njoh mirë dialektikën e së vërtetës dhe e di që ka vetëm të vërteta relative dhe në secilën prej tyre grimca të së vërtetës absolute; Së treti, për disa nga keqkuptimet rreth ditarit tim politik, mbase, pjesërisht influencoi, edhe fakti që në gazetën tuaj e në ndonjë tjetër u botuan në mënyrë selektive vetëm pjesët që kishin në epiqendër diferencat dhe debatet brenda Partisë Socialiste. Kuptohet, kush ka lexuar pjesë të shkëputura, apo “kritikët” e librit, nuk mund të pretendojnë për realizëm dhe paanshmëri në këtë debat. Gjithsesi, sot pas më se dy dekadash nga ngjarjet e asaj periudhe, nuk i mbaj mëri askujt dhe jam i hapur për diskutime e ballafaqime dashamirëse, sepse ka ende plot gjëra që mund të thuhen e të shkruhen

Etiketa: batutapellumbirama


Ju sugjerojmë

Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima
Bota

Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima

13 Tetor, 2025 9:46 am
Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
Bota

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

13 Tetor, 2025 9:40 am
Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
Bota

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

13 Tetor, 2025 8:50 am
Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
Aktualitet

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

13 Tetor, 2025 8:45 am
Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve
Aktualitet

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

13 Tetor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 13 tetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025 8:39 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Tetor, 2025 8:37 am
Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Para
Sadiku nuk ndalet me Zyrihun

Sadiku nuk ndalet me Zyrihun

Fillon shitja e vajit të kanabis, ja sa do të kushtojë ai

Fillon shitja e vajit të kanabis, ja sa do të kushtojë ai

Video-Stop/ Të bëfsha gjeneratën apo gjeneratë ….

Ja pse shpërtheu Joleza...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima

Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima
13 Tetor, 2025

Ndonëse Hamasi ka nisur të zbatojë një marrëveshje armëpushimi me ushtrinë e Izraelit, një luftë e re e brendshme ka...

Lexo më shumë

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë

Trump mbërrin në Izrael, pritje madhështore për kreun e Shtëpisë së Bardhë
13 Tetor, 2025

Presidentit amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Izrael. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet me tapet të kuq, teksa të...

Lexo më shumë

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite

Sot lirimi i 20 pengjeve nga Hamasi, 7 të parët i dorëzohen ushtrisë izraelite
13 Tetor, 2025

Sheshi i Pengjeve është tashmë i mbushur plot: mijëra njerëz kanë mbërritur nga e gjithë Izraeli për të dëshmuar lirimin...

Lexo më shumë

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot

Punimet e segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, akset që do bllokohen duke filluar nga sot
13 Tetor, 2025

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga sot për shkak të punimeve në segmentin rrugor Vorë-Ura...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com